Rama mesazh për Ramazanin: Sot, t’i ruhemi koronavirusit, ‘nesër’ hapim tempujt

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama përmes një lidhjeje direkte në Facebook-un e tij ndërsa ka uruar besimtarët myslimanë për nisjen e muajit të Ramazanit, ka shprehur mirënjohjen ndaj klerit  shqiptar që vendosi të mbyllë kishat dhe xhamitë kur vendi është pushtuar nga koronavirusi.

“Nevojës jetike të mbarë popullit dhe të Shqipërisë për të mos i hapur asnjë shteg armikut të padukshëm në këtë rast duke u mbledhur në emër të Zotit mu siç i duhet armikut të padukshëm për të na prerë dhe për të na vrarë.

Me maturi e mirëkuptim në Zot, por edhe në shkencë tempujt  u zëvendësuan me kishën shtëpiake me mesxhidin e familjes me teqenë e zemrës në lutjet e besimtarëve. Falë kësaj mençurie të klerit shqiptar, tempujt sot të kyçur, do të rihapen nesër pas asnjë njollë gabimi njerëzor në punët e liga të armikut padukshëm.

Sepse ditët e mira pastaj do të vijnë, kleri shqiptar do t;u mësojë edhe atyre që nuk besojnë në zot se nga shtëpitë e zotit këtu në Shqipëri vjen veç e mira edhe për ta”, u shpreh Rama.

Të fundit

SPAK hap garën për drejtuesin e ri të BKH-së (kriteret)

SPAK ka hapur zyrtarisht thirrjen për aplikim për pozicionin e drejtuesit të ri të Byrosë Kombëtare të Hetimit. Në...

Alibeaj: Vetëm Berisha s’ka moral që të ankohet për vjedhjen e votave

Zgjedhjet përfunduan dhe pritet vetëm certifikimi i tyre nga KQZ, ku PS mori 83 mandate me gati shumicë të cilësuar, PD dhe aleatët ‘madhështorë’...

Britania e Madhe do të kastrojë të dënuarit për krime seksuale

Qeveria laburiste e Britanisë së Madhe ka njoftuar fillimin e një programi pilot për kastrimin kimik të personave të dënuar për krime të rënda...

I treti më i votuar në diasporë, Murrizi tallet me kandidatët e PD: Bythecë politikë!

Kandidati për deputet në listën e hapur të Tiranës, Myslim Murrizi, ka reaguar përmes një postimi në Facebook, në lidhje me zgjedhjet e 11...

Berisha ‘mbolli’ Belerin në Greqi, s’mund të ‘korrë’ vota diaspore

Jakin Marena Kryetari i PD Sali Berisha si gjithnjë nuk është pajtuar me rezultatin e zgjedhjeve të 11 majit të këtij viti, ku koalicioni Për Shqipërinë Madhështore”...

Lajme të tjera

Web TV