Rikthehet më 9 maj, plani i Bundesligës për të mbyllur sezonin pa u rrezikuar nga Covid-19

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Bundesliga gjermane do të bëhet kampionati i parë i futbollit, në kompeticionet kryesore evropiane, që do të rifillojë ndeshjet pas pezullimit disa javor nga koronavirusi. Liga Gjermane e Futbollit ka hartuar një plan të detajuar, duke bindur autoritetet në vend, që kampionati do të mbyllet në siguri të plotë për futbollistët, stafet teknike dhe personave të tjerë që do të merren me mbarëvajtjen e ndeshjeve.

DFL ka dorëzuar në qeverinë gjermane një dokument me 31 faqe, ku përfshihen të gjitha masat të përmbledhura në 15 pika të rëndësishme. Ndër to kryesore është reduktimi në maksimum i numrit të personave që do të jenë në fushë dhe stadium. Fëmijët që kampin topat apo maskotë të skuadrave nuk do të lejohen. Po ashtu do të ndalohet shtrëngimi i duarve dhe fotot e skuadrave, ndërsa do të reduktohet numri i gazetarëve, fotoreporterëve dhe operatorëve televizivë, të cilët përpara hyrjes në stadium duhet të plotësojnë një formular mbi gjendjen e tyre shëndetësore.

Në rregullat e hartuara nga DFL-ja sqarohet edhe sjellja e futbollistëve, që në dhomat e zhveshjes do të hyjnë në grupe dhe në distancë 2 metra nga njëri tjetri dhe nëse është e nevojshme pas ndeshjes të lahen në shtëpitë e tyre. Ndërsa porsa i përket transfertave bëhet e ditur se secili klub duhet të inspektojë më parë hotelin ku do të qëndrojë skuadra.

Plani i Bundesligës pritet të shërbejë edhe si një model për Ligat e tjera që gjithashtu kërkojnë të kthehen në fushë për të përfunduar sezonin e ndërprerë si pasojë e pandemisë së Covid-19./Fjala.al/Katerina Tafa/

Të fundit

Rama i ulet në gjunjë Melonit, mediat italiane: E ka kthyer në ritual

Kryeministri Edi Rama, ka tërhequr sërish vëmendje më mënyrën e përshëndetjes që i bëri homologes italiane, Giorgia Meloni. Në Konferencën...

Liverpool kërkon 70 mln euro, Bayern tërhiqet menjëherë nga gara për yllin e sulmit

Edhe pse Bayern po vuan të gjejë një sulmues krahu, sidomos pas refuzimeve nga Florian Wirtz dhe Nico Williams, në Mynih kanë nisur të...

BE-ja do të dhurojë 2.3 miliardë euro për Ukrainën

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, njoftoi sot një paketë mbështetjeje prej 2.3 miliardë eurosh për Ukrainën, për t'i ndihmuar vendin të...

Aksident në vendin e punës në Shëngjin, punëtori përfundon te Trauma

Një punëtor është aksidentuar rëndë ditën e sotme në zonën e Ranës së Hedhur në Shëngjin, teksa ishte duke punuar në një kantier ndërtimi. Sipas...

Bashkia: Jo më monopatina dhe skutera në sheshet e Tiranës

Monopatinat dhe skuterat elektrike do të ndalohen të qarkullojnë në sheshet publike dhe pedonalet e Tiranës. Ky është propozimi që Aleanca e Grave Këshilltare Bashkiake...

Lajme të tjera

Web TV