Trajneri i Kombëtares, Edi Reja i ka sugjeruar skuadrës së Napolit, për të afruar lojtarin e kombëtares shqiptare Marash Kumbulla.
Sipas teknikut italian të kuqezinjve Napoli mund të bënte një goditje të madhe duke blerë shërbimet e lojtarit shqiptar. “Dua ta uroj Napolin që e transferoi Rrahmanin, e kam parë vetë këtë futbollist dhe ka për ta gjetur veten shumë mirë me fanellën e kësaj skuadre. Kumbulla është një lojtar i shkëlqyeshëm që mund të kapet te Verona. Napoli mund të bënte një goditje të madhe me të në merkato, por ka edhe shumë klube të tjera italiane që e duan në Itali. Milan, Inter dhe Juventus, por edhe skuadra të tjera të njohura jashtë Italisë. Afrimi i Kumbullës do të ishte vërtet një tjetër goditje e madhe për të kaltrit. Unë kam kujtime të shkëlqyera te Napoli, i kujtoj me nostalgji ato vite. Akoma më dërgojnë video dhe foto, para disa ditësh më dërguar një video nga fitorja kundër Interit me një gol të shkëlqyer të Zalajetës”, u shpreh Reja në një intervistë për mediat italiane.