Gjergj Buxhuku për Fjala.al: Amnistia fiskale me rrezik, ekonomia e dëmtuar nga masat e ashpra

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryetari i Konfindustria, Gjergj Buxhuku e konsideron një nismë me shumë rrezik amnistinë fiskale, ndërsa thekson se “izolimi” për shkak të koronavirusit ka sjellë dëme të mëdha ekonomike

Intervistoi Silvana Tresa

Kryetari i Konfindustrias, Gjergj Buxhuku, në një intervitë për gazetën “Fjala” shpjegon me detaje rreziqet e mundshme nga amnistia e re fiskale. Sipas tij, grupet që mund të tentojnë të përfitojnë nga kjo nismë, janë bizneset që kanë punuar në kushtet e informalitetit, individë të lidhur me politikën, të cilët kanë siguruar para përmes korrupsionit, dhe grupet kriminale. Kjo nismë duhet vlerësuar me rigorizitet, në mënyrë që të mos nxisë korrupsionin dhe informalitetin në vazhdimësi, thekson ai. Dëmin që i është shkaktuar biznesit, për shkak të situatës së krijuar nga pandemia, Buxhuku e lidh edhe me masat e marra nga qeveria, të cilat i cilëson shumë të ashpra, dhe me pasoja të rënda mbi ekonominë, duke vlerësuar më tej se rihapja graduale e ekonomisë është një vendim pozitiv, por i vonuar.

Zoti Buxhuku, qeveria shqiptare miratoi së fundmi nisjen e një amnistie të re fiskale. Si e vlerësoni këtë nismë, dhe çfarë ndikimi mund të sjellë në ekonominë shqiptare?

Në këto moment, kur ekonomia kombëtare ka më shumë se kurrë nevojë për likuiditet, një amnisti fiskale e mirëmenduar, është e mirëpritur. Në këto 30 vite, me sistemin ekonomik që ka funksionuar në Shqipëri, bizneset dhe njerëzit janë detyruar që të mbijetojnë. Prandaj, janë krijuar flukse parash në atë që është quajtur ekonomia gri. Bizneset kanë qenë të detyruara të shmangin deklarimet e tyre, në mënyrë që të mbijetonin në treg. Kjo para ka nevojë që të formalizohet. Përjashtim bëjnë paratë në rrugë kriminale, dhe me anë të korrupsionit. Theksoj, se nga emigrantet nuk duhet pritur të sjellin para, për shkak se thjesht nuk kanë. Aq më shumë në kohën e pandemisë së Covid-19.

Cilat janë rreziqet që mund të sjellë kjo amnisti?

Tre janë grupet që mund të pritet të bëhen pjesë e amnistisë. Bizneset që kanë punuar në kushte informale, individet e lidhur me politikën, që kanë siguruar para përmes korrupsionit, dhe grupet kriminale. Që amnistia fiskale të ketë sukses në një vend si Shqipëria, duhet të arrihen disa konsensuse të cilat janë të detyrueshme. E para duhet të kesh një shtet funksional, dhe kjo nuk mund të arrihet në kushtet e emergjencës. Pasi ne deri më tani kemi treguar që kemi një shtet jo funksional. Fakt është, që ekonomia shqiptare është katandisur në këtë situatë tejet të vështirë prej kohësh, për shkak të politikave tërësisht të gabuara ekonomike ndër vite. Së dyti, nuk mund të bëhet amnisti fiskale, pa marrë miratimin e institucioneve të Bashkimit Evropian dhe strukturave euro-atlantike. Shqipëria është një vend me sovranitet të kufizuar, dhe ne duhet ta dimë që ata nuk falin kur vjen puna për të prekur çështje, që mund të cënojnë veten e tyre. Fakti që “Money Value”, struktura e specializuar e BE-së para 2 muajsh e rifuti Shqipërinë në zonën gri, e bën të rrezikshme këtë amnisti. Gjithashtu, nuk mund t’ju japësh garanci të plota atyre që mund të duan të futen në skemë, pa sqaruar edhe ngatërresat e sotme ligjore. Ti mund të miratosh ligjin e amnistisë fiskale, por ti ke ndërkohë ligjin anti-mafia, OFL, ligjin kundër pastrimit të parave. Pra një amalgamë ligjesh. Në momentin kur t’i nuk merr aprovimin e strukturave të BE-së s’ka asnjë siguri. Nuk ka siguri kush që të fusë lekët e tij në sistem për t’i formalizuar, pasi nesër Shqipëria, si një vend me sovranitet të kufizuar, do të detyrohet sërish nga BE-ja ta rishikojë këtë vendim. Nëse do të merret paraprakisht dakordësia e Brukselit, ky do të jetë një hap i rëndëshëm përpara. Një amnisti fiskale që do të amnistojë paratë e shqiptarëve, që supozohet të jetë e sukseshme dhe me interes publik, natyrisht që është e mirëpritur. Por një amnisti që bëhet në kundërshtim me interesin publik, dhe në favor të disa grupeve të interesuara, që mund të jenë pikërisht në ato 3 grupime që unë përmenda më lart, ku futet korrupsioni, grupet kriminale e kështu me radhë, dhe e pashoqëruar edhe më projekte të mirëfillta se ku do të investohen këto para, natyrisht që nuk është e mirëpritur. Ne duhet të marrim parasysh më të keqen e mundshme. A jemi ne të përgatitur apo jo. Një tjetër problematikë, është se çfarë do të bëhet me paratë e atyre që funksionojnë si biznese. Një biznes ka bërë evazion, tjetri jo. Në momentin kur falen këto para, edhe biznesi që ka bërë evazion mund të konkurrojë si të tjerët. Mendoj se ne duhet të vlerësojmë, edhe se si kjo nismë të mos nxisë korrupsionin dhe informalitetin ne vazhdimësi.

Amnistia mund të sjellë në arkën e shtetit jo pak të ardhura, që janë shumë të nevojshme në këtë moment krize…

Nuk jam i sigurtë për sa më sipër. Por pavarësisht kësaj, qeveria duhet të ketë një vizion konkret se si do t’i përdorë, dhe ku mund të përdoren këto para. Që të ftohen sa më shumë subjekte në këtë proces, ata duhet të jenë të sigurtë. Është një kakofoni ligjore, që nuk të jep sigurinë e duhur. Gjykoj që ne duhet të kemi projekte të mirëmenduara, që këto para të shkojnë në interes të publikut. Për këtë, duhet të kemi projekte konkrete, dhe këmbëngul që për këto duhet marrë miratimi i institucioneve ndërkombëtare. Nuk mund të pranojmë ne që një amnisti fiskale e sotme, të jetë nesër pengesë për integrimin e Shqipërisë në BE, nëse nuk zbatohet siç duhet, pasi pasojat do të jenë shumë të rënda

Lexo edhe :  Qeveria mbyll TikTok, opozita thërret protestë kombëtare

Nga e hëna, qeveria ka lejuar një rihapje të kujdeshme të aktivitetit të shumë bizneseve. A mendoni se kjo do të zbusë disi efektin dërrmues, që ka pasur javët e fundit pandemia? 

Që në javën e parë pas shfaqjes së koronavirusit, Shqipëria nuk ka patur një trend të vrullshëm të përhapjes. Masat e marra nga qeveria kanë qenë shumë më të ashpra sesa duhej te ishin, duke shkaktuar një kosto të madhe ekonomike. Rihapja graduale e ekonomisë, është një vendim pozitiv, por i vonuar dhe joprofesional. Këto hapa duhet të merreshin, që në kohën kur u kuptua se vendi nuk kishte ato trende pandemie si në Itali. Se cilat janë arsye pse vendi nuk kaloi në këtë fazë nuk e themi dot, por fakt është se jo vetëm Shqipëria, por edhe vendet e tjera të rajonit dhe të Evropës Lindore e kanë kaluar shumë më lehtë se disa vende të tjera historike të BE-së. Çdo minutë e ndalimit që i bëhet qytetarëve, çdo ndalim aktiviteti biznesi, është një faturë financiare shtesë. Kur thuhet se është menaxhuar mirë një situatë epidemie, duhen vleresuar dy faktorë, e para është fatura shëndetësore, dhe e dyta ajo ekonomike dhe financiare. Shqipëria aktualisht nuk ka as epidemic, dhe aq me pak pandemi. Nuk e dimë nëse kjo është falë masave te marra shtërnguese, vaksinimeve te mëparshme, imunitetit natyral, etj… Por mund të ndodhë që neser të zgjohemi nga një ëndërr e madhe, dhe mund të kuptojme se kemi qenë në një luftë me keq se Don Kishoti me mullinjtë e erës, që ia ngulte shpatën mullinjve, por ne po ja ngulim vetes sonë. Duhet të ishim shumë më të kujdeshëm.

Parlamenti miratoi shtyrjen e gjendjes së fatkeqësisë natyrore në Shqipëri, si e gjykoni këtë vendim?

Në këtë aspekt, unë jam kundër zgjatjes me 2 muaj nga parlamenti të gjendjes së fatkeqësisë natyrore, deri më 23 qershor. Te gjitha aryetimet e mësipërme, kanë edhe më shumë vlerë për aktin në fjalë. Kjo lëvizje vetëm sa do të shtojë kostot në ekonomi, falimentim të bizneseve, dhe goditje të mëtejshme të mirëqënies së qytetarëve. Sa më sipër, është një shembull tjetër që tregon, se qeveria nuk po e menaxhon siç duhet krizën.

Cili mendoni se do të jetë sektori që të vuajë më tepër krizën?

Të gjithë sektorët e ekonomisë do të preken pa përjashtim. Eksportet do të goditen perkohësisht nga mungesa e kërkesave të tregjeve globale, rënia e çmimeve të lëndëve të para, etj. Turizmi do të ketë padyshim një vit shumë të vështirë. Sektori i shërbimeve, do të pësojë rënie. Industria e ndërtimit, gjithashtu. Kërkesa e brendshme do jetë në ulje për arsye të rënies së të ardhurave nga emigrantët, eksporteve, etj. Është shumë e rëndësishme, që qeveria të këtë këndvështrim ekonomik të krizës, dhe jo vetem këshilla vetëm nga ekipet mjeksore. Ajo duhet ta shohë më në tërësi situatën. Duhet të kemi parasysh që ne do të humbim në këtë periudhë, por ideja është që të humbasim sa më pak.

Çfarë masash kërkon Konfindustria nga qeveria për zbutjen e krizës aktuale?

Konfindustria vlerëson se me qëllim zbutjen e pasojave të rënda në ekonomi, falimentimin e bizneseve dhe shmangien e krizave humanitare në kushtet e pandemisë Covid-19, është e domosdoshme, që qeveria të ndërtojë dhe zbatojë sa më shpejt një paketë fiskale shoqëruese në nivel qëndror dhe vendor. Paketat financiare 1 dhe 2 të derisotme, me vetëm 100 milion euro për njëperiudhë 3-mujore, janë të pamjaftueshme për të siguruar likuiditetin minimal të ekonomisë kombëtare, dhe për përballimin e pasojave për shumicën e bizneseve, të papunëve dhe shtresave në nevojë. Konfindustria kërkon nga kompanitë e sigurimeve, në kushtet e kufizimit me ligj për pothuaj 2 muaj të lëvizjes së automjeteve, të rikthejnë 2/12 e vlerës së siguracionit qytetarëve. Kjo është një praktikë e zbatuar në të gjithë vendet e zhvilluara të botës. Së dyti, kompanitë e shërbimeve publike si p.sh të pastrimit etj, në të gjitha bashkitë e vendit, për arsye të kufizimeve masive të lëvizjes kanë ulje të dukshme të kostove. Për pasojë, duhen parashikuar ulje të taksave vendore, shtyrje e tyre në kohë, ulje të pagesave për kompanisë fituese të tenderave, etj. Së treti kompanitë e telekomunikacionit, internetit etj, kanë rritje të ndjeshme të të ardhurave si pasojë e gjendjes së jashtëzakonshme. Agjencitë rregullatore, duhet të marrin masa për të rishikuar në ulje çmimet e shërbimeve të ofruara, etj, ose në rast të kundërt ekzekutivi të parashikojë rritjen e barrës fiskale, dividentit, tatim-fitimit, etj./Fjala.al

Të fundit

Rama: Nëse në Shqipëri do votonin vetëm gratë, PS do merrte 90 mandate!

Nëse në Shqipëri do të votonin vetëm gratë, kryeministri Rama thotë se PS do merrte 90 mandate. "Besoj shumë në...

Meta nga burgu uron gratë dhe vajzat për 8 Mars: Mirënjohjen për sakrificat e tyre

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka përcjellë sot një mesazh nga burgu për të gjithë vajzat edhe gratë. Në postimin e tij...

8 Mars 2014/ Zhduket në mënyrë misterioze një avion me pasagjerë i “Malaysia Airlines”

Malaysia Airlines Flight 370, që mbante 227 pasagjerë dhe 12 anëtarë të ekuipazhit në bord, humb kontaktin me autoritetet e trafikut ajror, më pak...

Intifada e ‘panelistëve’ me honorarë, ndaj artistëve me projekte

Nga Mero Baze Prej vitesh nuk dal në ekran në debate televizive, që kur ato janë bërë me pagesë. Nuk është se nuk i dua lekët,...

“PS i dha shpatën e ndëshkimit drejtësisë”, Rama: Do ta pastrojmë ‘shtëpinë’ tonë!

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar sot një takim me gratë dhe vajzat nga i gjithë vendi me rastin e 8 Marsit, Ditën Ndërkombëtare të...

Lajme të tjera

Web TV