Vendimi/ Bizneset e vogla nuk do të paguajnë tatim fitim në 2020, shtyhet për të mëdhatë deri në shtator 2021

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Si një masë mbështetëse ndaj pasojave të Covid-19, bizneset e vogla me qarkullim nga 5 në 14 milionë lekë nuk do të paguajnë tatim fitimi në vitin 2020 (që është 5%), ndërsa bizneset deri në 5 milionë lekë e kanë me ligj zero tatim fitimit.

Akti Normativ për ndryshimet në tatimin për të ardhurat, përcakton që “Për tatimpaguesit me qarkullim deri në 14 000 000 (katërmbëdhjetë milionë) lekë, këstet e parapagimeve të tatim-fitimit të vitit 2020 nuk do të paguhen.”

Për bizneset e mëdha parashikohet shtyrje e tyre deri në shtator 2021, por jo falje. Përjashtimisht nga parashikimet e nenit 30 “Parapagimet”, të këtij ligji, për tatimpaguesit me qarkullim mbi 14 000 000 (katërmbëdhjetë milionë) lekë, këstet e tatimit mbi fitimin për periudhat tatimore të tremujorit të dytë dhe të tretë, prillqershor dhe korrik-shtator 2020, nuk do tëparapaguhen. Pagesat e këtyre kësteve shtyhen në periudhën prill-shtator 2021.

Kush përjashtohet

Ky përjashtim nuk zbatohet për tatimpaguesit që zhvillojnë veprimtari ekonomike në fushën e veprimtarisë bankare, të telekomunikacionit, të tregtimit të produkteve farmaceutike, të produkteve ushqimore dhe frutaperimeve, si dhe tatimpaguesve të listuar në pikën 12, të këtij neni.

Lehtësi për call center dhe fason

Përjashtimisht nga parashikimet e nenit 30 “Parapagimet”, të këtij ligji, këstet e tatimit mbi fitimin për periudhat tatimore prill-dhjetor 2020, për tatimpaguesit që zhvillojnë veprimtari ekonomike në fushën e turizmit e të përpunimit aktiv me material porositësi dhe call center nuk do të parapaguhen. Pagesat e këtyre kësteve shtyhen në periudhën prill-dhjetor 2021.

Të fundit

“Modë” për spanjollët, Shkodra dhe “Rozafa” ndër atraksionet më të preferuara

Kalaja e Shkodrës po kthehet gjithnjë e më shumë në një nga atraksionet kryesore për turistët e huaj, veçanërisht...

Plani i rritjes së BE për Ballkanin, tre projektet e para të Shqipërisë 32 milionë euro

Bashkimi Europian ka miratuar një paketë mbështetjeje prej 87.7 milionë eurosh në  kuadër të Planit të Rritjes, për projektet e para që do të...

Përse ekstremizmi i djathtë urren Churchillin!

Historia tashma e shkrojtur dhe pranuar e tetëdhjet viteve të fundit - që i dha të drejtën morale Sh,B.A. dhe Britanisë madhe për të...

Shëndetësia në alarm/ Rikthehet sëmundja e frikshme që dikur zhduku miliona njerëz

Një banor i zonës së Liqenit Tahoe në Kaliforni ka rezultuar pozitiv me murtajë, njoftuan të martën autoritetet shëndetësore të shtetit. Sipas tyre, besohet se...

Fundi tragjik i Trockit, revolucionari që denoncoi ndarjen e kufijve shqiptar

21 Gusht 1940 - Pas atentatit një natë më parë ndahet nga jeta Leon Trocki Nga Leonard Veizi Më 21 gusht 1940, heshtja e një lagjeje...

Lajme të tjera

Web TV