Guvernatori i Nju Jorkut: Koronavirusi na erdhi nga Evropa, jo nga Kina

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryetari i Bashkisë së Nju Jorkut, Bill de Blasio përshëndeti dhe falenderoi sot të gjithë banorët e Nju Jorkut që kanë ushtruar praktikat e distancimit fizik. Ai njoftoi se për herë të parë numri i pacientëve të shtruar në pavionët e kujdesit intensiv dhe numri i pacientëve të shtruar në spitale për koronavirusin kanë filluar të bien.

Gjatë konferencës për shtyp në bashki, zoti de Blasio shtoi se po bie gjithashtu edhe niveli i personave që rezultojnë pozitivë gjatë testimeve për koronavirusin.

Ndërkaq, Guvernatori i shtetit Nju Jork, Andrew Cuomo tha të premten se hulumtimet tregojnë se llojet e para të koronavirusit që hynë për herë të parë në shtetin e tij, erdhën nga Evropa dhe jo nga Kina, dhe se ndalimet e udhëtimit të miratuara nga Presidenti Donald Trump ishin shumë të vonuara për të ndaluar përhapjen e tij.

Zoti Cuomo iu drejtua studiuesve në Universitetin Northeastern të cilët vlerësuan se më shumë se 10 mijë njujorkezë mund ta kishin marrë sëmundjen në kohën kur shteti pati rastin e parë të konfirmuar më 1 mars. Ai tha se ai besonte se Italia ishte burimi i mundshëm, raporton VOA.

Guvernatori vuri në dukje se Presidenti Trump urdhëroi ndalimin e udhëtimit nga Kina më 2 shkurt, më shumë se një muaj pasi ishin shfaqur lajmet në lidhje me një shpërthim të virusit në Kinë, dhe vendosi të kufizojë udhëtimet nga Evropa muajin pasues. Deri në atë kohë, virusi ishte përhapur gjerësisht në Shtetet e Bashkuara, tha ai.

Të fundit

Tottenham thyen “mallkimin” pas 17 vitesh dhe fiton trofeun e Europa League ndaj United

Tottenham i është kthyer fitoreve të  trofeve duke fituar pas 41 vitesh nga hera e fundit turneun e Ligës...

Gjysmëfinalja e Nations League ndaj Spanjës, Franca publikon listën

Franca do të përballet me Spanjën në fillimin e qershorit, në sfidën e vlefshme për gjysmëfinalen e Nations League. Para sfidës, trajneri i “Gjelave”,...

I penduari Nuredin Dumani, zbulohet për herë të parë akt-marrëveshja me drejtësinë

Pas transferimit në spitalin e burgut, në prani të ish drejtorit të Përgjithshëm të Policisë dhe ish drejtorit të Krimeve, ai shprehu gatishmërinë për...

FOTO: kush është “Visi i Pojës”, i përfshirë në trafikun ndërkombëtar të drogës

Personi në foto është Elvis Doçi i njohur me nofkën "Visi i Pojës", ndaj të cilit ka një urdhër arrest si pjesë e grupit...

Dini gjë pse është zhdukur Floriana Garo?

Që nga 11 maji, një personazh interesant nuk është dukur më në rrjetet sociale dhe konferencat për shtyp të PD. Bëhet fjalë për zëdhënësen...

Lajme të tjera

Web TV