Kryedemokrati Lulzim Basha do të zhvillojë sot një mbledhje me strukturat e partisë. Mësohet se mbledhja do të zhvillohet ‘online’ dhe do të zgjasë për disa orë.
Gjatë mbledhjes do të diskutohet për situatën e krijuar në vend nga pandemia e koronavirusi, ndërkohë që opozita akuzon qeverinë se ka treguar paaftësi për të menaxhuar siç duhet situatën.
Ditën e djeshme Basha zhvilloi një takim në seli me aleatët e Partisë Demokratike.