Shoqëria e hapur për Shqipërinë dhuron mijëra maska e doreza për policinë e shtetit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Fondacioni Shoqëria e Hapur për Shqipërinë ka dhuaruar mijëra doreza, maska dhe xhel dezifektues për Policinë e Shtetit. Ata shkruajnë se krahas mjekëve, infermierëve dhe ekipeve spitalore që janë në vend të parë me luftën ndaj Covid, gjithashtu edhe forcat e rendit gjendet në këtë luftë duke siguruar rend dhe garanci të sigurisë qytetare.

Njoftimi:

Fondacioni Shoqëria e Hapur për Shqipërinë ndjek me shqetësim e vëmendje gjendjen e jashtëzakonshme të shkaktuar prej shfaqjes së koronavirusit në Shqipëri. Aktivizimi I gjendjes së fatkeqësisë natyrore, që u pasua me masa shtrënguese në funksion të parandalimit të përhapjes massive të virusit COVID 19 në vendin tonë, ka angazhuar në vijën e pare të administrimit të situates në terren, në të gjithë territorin e Republikës së Shqipërisë, forcat e rendit të Policisë së Shtetit.

Sikundër mjekët, infermierët dhe ekipet spitalore, që përballen në vijën e pare të frontit të betejës me virusin global, edhe forcat e rendit po japin një ndihmesë të vyer në betejën ballore me Covid 19. Punonjësit me uniformë shtetërore janë në çdo cast në kontakt të drejtpërdrejtë me qytetarët, duke ofruar rend cilësor, si garant të sigurisë qytetare dhe respektimit të masave kufizuese.

Duke vlerësuar rrezikun që paraqet koronavirusi, si dhe duke parëekspozimin real në kontaktin me qytetarët, Fondacioni Shoqëria e Hapur për Shqipërinë ndien për detyrë të mbështesë punonjësit e Policisësë Shtetit duke kontribuuar pranë Drejtorisësë Përgjithshme të Policisë së Shtetit me:

10, 000 doreza;
5, 000 maska;
100 litraxheldezinfektues;

Përmes kësaj mbështetjeje modeste, Fondacioni Shoqëria e Hapur për Shqipërinë, shpreh mirënjohjen për kontributin e çmuar të këtij institucioni shtetëror në mirëmenaxhimin e forcave të Policisë së Shtetit në shërbim të situatës, duke vënë në qendër qytetarin.

Të fundit

Qeveria miraton vendimin, hapet pika e kalimit kufitar në aeroportin e Vlorës

Këshilli i Ministrave ka miratuar hapjen e pikës së kalimit kufitar në Aeroportin Ndërkombëtar të Vlorës, duke i hapur...

2 trilionë euro, Von der Leyen prezanton buxhetin e BE-së 2028-2034

Ursula von der Leyen ka zbuluar propozimin e saj për buxhetin e ri të Bashkimit Evropian me vlerë 2 trilionë euro midis viteve...

Arlind Qori: Rama tani të marrë një shërbëtor ta ndihmojë në tualet

Kryetari i ‘Lëvizjes Bashkë’, Arlind Qori, ka reaguar ashpër pas vizitës së kryeministrit Edi Rama me helikopter në Vlorë. Përmes një postimi në rrjetet sociale,...

Endri Shabani: Adriatik Lapaj, ti s’je burrë, kërcënove fëmijët e Zeqirit

Vijojnë përplasjet në rrjetet sociale mes Adriatik Lapajt dhe Endri Shabanit për mandatin e vetëm që mori koalicioni Shqipëria Bëhet. Në një postim të fundit,...

Futbollisti i Breidablik tallet me Egnatian: Të shpejtë për të hedhur peshqirin

Breidablik triumfoi pastër 5-0 ndaj Egnatias, duke u kualifikuar kështu për në turin e dytë të Champions League. Hoskuldur Gunnlaugsson, lojtar i ekipit islandez nuk...

Lajme të tjera

Web TV