Ish-lojtari shqiptar i Maqedonisë së Veriut, Ermir Zulbeari ka humbur jetën më moshën 36-vjeçare si pasojë e koronavirusit. Zulbeari nuk mundi që të fitonte luftën me virusin e rrezikshëm, kjo për shkak se vuante edhe nga sëmundje të tjera.
Ai ka qenë pjesë e klubit të Gradecit si lojtar e më pas në rolin e trajnerit për disa sezone. Zulbeari ka lënë pas tre fëmijë, ndërsa gjithmonë do të mbahet mend nga qyteti i Gostivarit për kontributin dhe dashamirësinë ndaj sportit të futbollit./Fjala.al/Katerina Tafa/