Koronavirusi/SHBA merr vendimin e papritur: Në New-York do të…

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

New-York-u i cili është shndërruar në vatrën e shpërthimit të koronavirusit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, do të lejojë që farmacitë të kryejnë teste për koronavirusin.

Sipas guvernatorit,  Andreë Cuomo,  rreth 5,000 farmaci do të jenë në gjendje të kryejnë testime.

SHBA ka më shumë se 938,000 raste të konfirmuara me koronavirus dhe pothuajse një e treta e 53.751 vdekjeve ka ndodhur vetëm në New York City.

Ndërkohë, Presidenti Donald Trump anuloi konferencën e tij të përditshme, duke u shprehur me ironi se nuk ia vlen “koha apo përpjekja” e tij. Ai shkroi në Tëitter ditën e djeshme se mediat nuk bëjnë asgjë por vetëm ta sulmojnë atë me pyteje armiqësore.

Trumpt u kritikua shumë pasi sugjeroi në konferencën e fundit në Shtëpinë e Bardhë se dezinfektuesi mund të përdoret edhe për trajtim ndaj koronavirusit.

Ndërkohë, Guvernatori Cuomo njoftoi të shtunën se shfaqjet e antitrupave do të zgjerohen në katër spitale, duke filluar me punonjësit e vijës së parë, shkruan BBC. 

Ai gjithashtu tha se farmacitë e pavarura do të lejohen të mbledhin mostra për teste diagnostikuese. “Shtrimet në spital kanë filluar të bien”, tha Cuomo, në atë që ai e përshkroi si “një shenjë se kriza po fillonte të zbutet. Sidoqoftë, ai nxit njerëzit të tregohen të kujdesshëm”.

Të fundit

Ditë zie kombëtare, PS ndërpret fushatën për të respektuar funeralin e Papës

Këshilli i Ministrave ka shpallur ditë zie kombëtare 26 prillin në nder të Papa Françeskut me një vendim...

David Selenicasi, kryemjeshtri i ikonografisë që përdori artin si mjet rezistence

Nga Leonard Veizi Ai është i shquar me artin e tij po aq sa dhe Onufri i famshëm. Dhe ndoshta po aq sa Onufri e...

HOMAZH NDAJ PAPA FRANÇESKUT

 Pastor evangelicus» (bariu sipas ungjillit) Dom Lorenzo Rossetti Referues në Akademinë teologjike papnore-Romë Mënyra më e mirë për të nderuar papa Françeskun që kaloi në amshim më...

Sot ditë zie kombëtare, Rama publikon videon: Papë dhe mik i jashtëzakonshëm

Qeveria shqiptare ka shpallur ditë zie kombëtare 26 prillin në nder të Papa Françeskut, i cili u nda nga jeta më 21 prill në...

Presidenti Trump: Rusia dhe Ukraina janë shumë afër një marrëveshje paqeje

Presidenti amerikan Donald Trump tha se, pas kontakteve konstruktive të premten, janë rënë dakord për shumicën e pikave kyçe të planit për t’i dhënë...

Lajme të tjera

Web TV