Kina tentoi të mashtronte zyrtarët gjermanë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Qeveria gjermane ka konfirmuar përpjekjet kineze për të ushtruar ndikim tek funksionarët gjermanë. Ata duhej të bënin deklarata pozitive në publik për Kinën.

Flamuri kinez para Ambasadës së Kinës në Berlin

Fillimisht kishte raportuar mbi këtë çështje gazeta gjermane “Welt am Sonntag”. Pas një kërkese të deputetes së gjelbër gjermane, Margarete Brause qeveria gjermane kishte konfirmuar në përgjigjen e saj, se diplomatë kinezë kishin marrë kontakt me zyrtarë federalë gjermanë, dhe është bërë fjalë që Berlini të bëjë vlerësime pozitive publikisht mbi Republikën Popullore për menaxhimin e krizës së virusit Corona. Por nëpunësit gjermanë “nuk i janë përgjigjur” kësaj kërkese, shkruan Ministria e Punëve të Brendshme për deputeten Margarete Bause. Qeveria gjermane i ka vlerësuar përpjekjet e Kinës për zbutjen e pandemisë edhe pa lutjet e Pekinit.

Transparenca e rëndësishme

Sipas qëndrimit të Berlinit, transparenca është mjaft e rëndësishme për luftimin e suksesshëm të pandemisë. Kjo i është “bërë e qartë” edhe Kinës, thuhet në përgjigjen dhënë deputetes gjermane. Përveç kësaj synohet të rritet sensibiliteti për ndikime nga jashtë.

Ambasada kineze i ka hedhur poshtë raportimet për ushtrimin e ndikimit

Ambasada kineze në Berlin i ka hedhur poshtë raportimet, sipas të cilave, Kina është përpjekur të ushtrojë ndikim ndaj zyrtarëve gjermanë. Margarete Bause, zëdhënësja e Të Gjelbërve për të drejtat e njeriut e kritikon përgjigjen e Ministrisë Federale të Punëve të Brendshme. Kjo letër tregon edhe “njëherë më shumë, se qeveria gjermane nuk ngre zërin kundrejt Kinës”, ka thënë ajo për “Welt am Sonntag”. Megjithëse Shërbimi i Jashtëm i BE e rendit Kinën ndër vendet “me fushata dezinformimi dhe teori konspirative në drejtim të Coronës”.

Sipas informacioneve të Reuters, Republika Popullore e Kinës përpiqej që të ndalë edhe një raport kritik të BE për këtë vend. Dokumenti u publikua në fundjavë, por megjithatë i ndryshuar. Si shtetet e BE ashtu edhe ato të G7-s kanë trajtuar temën e dezinformimit në krizën e Coronës dhe kanë kritikuar Kinën dhe Rusinë. Tanimë në raportin e BE bëhet në radhë të parë përgjegjëse Rusia për fushata dezinformimi dhe “në një masë më të vogël”, Kina./DW

Të fundit

Kryebashkiaku do lirinë/ Vijon sot në Apelin e GJKKO seanca për Erion Veliajn

Pas një seance maratonë në Apelin e GJKKO, kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj paraqitet sot sërish para Apelit të...

Zbulohet data/ Kur do të mbyllet rrjeti social ‘TikTok’ në Shqipëri

Platforma e rrjeteve sociale TikTok do të mbyllet më datë 13 Mars në vendin tonë. Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike ka kërkuar nga kompanitë e...

“Madhështorja” Shqipëri

Nga Fatos Tarifa Madhështore! Kjo do të jetë Shqipëria që, në prag të zgjedhjeve parlamentare të këtij viti, kërkon t’u shesë shqiptarëve Sali Berisha. Njeriu...

Reshje shiu dhe temperatura të larta… parashikimi i motit për sot

Ditën e mërkurë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme për shkak të depërtimit të masave ajrore të lagështa me origjinë...

Shqiptarët “braktisin” euron, bie euroizimi i kredisë për të dytin vit radhazi

Sipas shifrave të Bankës së Shqipërisë, në fund të vitit 2024 kredia në valutë të huaj përbënte 45.3% të portofolit total të sektorit bankar....

Lajme të tjera

Web TV