“Lajmet fake” përmes WhatsApp, bien me 70% dërgesat e SMS-ve

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

WhatsApp ka shënuar një rënie me 70% të mesazheve që ridërgohen nga njëri-tjetri, një mënyrë kjo për të mos përhapur informacioneve të rreme apo dezinformime për koronavirusin.

Organizata Botërore e Shëndetësisë tha se përhapja e atyre që njihen si “Fake-News” rreth pandemisë tashmë quhet “Info-demic”. Dy javë më parë, WhatsApp ndaloi dërgimin e të njëjtit mesazh drejt më shumë se 5 personave apo më shumë se një grupi chat-i.

Një zëdhënës i rrjetit social tha se WhatsApp është angazhuar në ndalimin e mesazheve virale, duke monitoruar me kujdes bisedat personale dhe ato private, që kanë lidhje me Covid-19. WhatsApp ka qënë kyç në përhapjen e informacioneve të rreme përgjatë periudhës së pandemisë.

Ekspertët thonë megjithatë se WhatsApp dhe kanalet e tjera të mesazheve private janë më të vështira për tu monitoruar në krahasim me Facebook, Twitter apo Youtube. Dhe duket se me zbutjen e agresionit të virusit vdekjeprurës, edhe WhatsApp e ka kaluar pikun e tij për informacionet e lajmet e rreme./Burimi:BBC Përshtati: Fjala.al

Të fundit

Analiza: Serbia, fillimi i fundit apo manovra e radhës?

Në muajin e fundit, në disa qytete të Serbisë, përkrahësit dhe kundërshtarët e pushtetit janë ndarë nga kordone policore,...

Dosja Çopja-Çela, ‘karteli’ bleu avion për transport droge

Organizata kriminale shqiptare e asaj që konsiderohet si “karteli i parë shqiptar i narkotrafikut” e që drejtohej nga Franc Çopja dhe Ervis Çela rezulton...

Kush janë 5 sulmuesit më të paguar në Angli?

Premier League krenohet me disa nga sulmuesit më të talentuar në futbollin botëror dhe për të siguruar shërbimet e tyre, klubet shpesh paguajnë shuma...

Ofendoi Klopp në videon virale, arbitri merr dënimin nga Federata

David Coote është pezulluar për tetë javë nga Federata Angleze e Futbollit. Ai u ndëshkua zyrtarisht për komente abuzive ndaj trajnerit të Liverpoolit, Jurgen...

Tentoi të korruptonte me 2 mijë lekë policin, pranga 18-vjeçarit

Një 18-vjeçar tentoi të korruptonte efektivin e Policisë Rrugore, por përfundoi në prangat e uniformave blu, teksa 2 të tjerë gjithashtu u arrestuan dhe...

Lajme të tjera

Web TV