Sarandë/ Dëshmia tronditëse e të dashurit: Prindërit i jepnin drogë vajzës, e shfrytëzonin për prostitucion

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

I dashuri i 17-vjeçares në Sarandë që pak ditë më parë denoncoi për abuzim seksual fqinjin e moshuar dhe tre persona të tjerë, ka bërë një rrëfim tronditës.

Ai tha në emisionin ‘Fiks Fare’ se pasi kishte bashkëjetuar për një kohë me 17-vjeçaren, dhe ajo kishte fituar besimin, i rrëfeu ngjarjet tronditëse që kishte përjetuar që disa vite më parë.

“Unë kërkova lejen e tyre se ishte minorene dhe s’mund ta mirja. Pasi jetuam 20 ditë unë fillova të dyshoja pasi vajza ishte shumë e trembur. Pas disa kohësh që vajza bashkëjetoi me mua dhe fitoi besimin e plotë filloi të më tregonte historinë e tmerrshme që kishte përjetuar nga babai i vet, shoku i babait dhe vetë mamaja e vet, që abuzohej seksualisht dhe ishte po ashtu e shfrytëzuar nga njerëz të tjerë. Dhe unë aty vendosa ta denoncoja”, u shpreh ai.

Ai tha më tej se prindërit i jepnin ilaçe për ta mbajtur nën efektin e drogës vajzën e tyre.

“Ajo më ka treguar se si pridërit e dhunonin, i jepnin ilaçe që ta mbanin nën efekte droge, nën efekte ilaçesh. Dhe shkonin shumë njerëz aty që abuzonin me këë vajzë. Shkonin meshkuj të tjerë, shokët e babait që i jepnin babait lekë, apo e paguanin me raki”, u shpreh më tej ai nw emisionin “Fiks Fare”.

“Për herë të parë fillimi i abuzimit ka nisur nga shoku i babait qysh kur ka qenë 10-vjeçe. E ka përdhunuar. Ai quhet Bajo Tusha. Prindërit ishin në dijeni se e abuzonin vetë ata vajzën dhe e përdornin si prostitutë. Babai dhe mamaja e dhunonin shumë vajzën, e mbanin të sekuestruar. Unë vendosa të denoncoja por nuk më pranuan. Madje më kërcënonin më thoshin pse nuk ikën në Itali andej nga ke ardhur apo ç’punë ke ti”.

Lexo edhe :  "Bardhi, kurban i Berishës"/ E çoi në Fier për t’i lënë në dorë dështimin!

Të fundit

A ndihmohen dot fermerët me 30 milionë euro garanci shtetërore?

Fatos Çoçoli Nën nxitjen dhe këmbënguljen e Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Ministria e Financave ka njoftuar se qeveria...

Arabia Saudite si Kanadaja, sistem i ri klasifikimi për të punësuar të huajt

Arabia Saudite ka prezantuar një sistem të ri klasifikimi (si Kanadaja) për lejet e punës tek të huajt, si pjesë e përpjekjeve të saj...

Pse Vuçiç po flet për armatosje e kërcënime?

I pamundur të heshtë zemërimin publik të popullit të tij, i cili prej rreth 8 muajsh proteston pa u ndalur për të kërkuar rrëzimin...

Lapaj: Rama sillet sikur ka zbritur për herë të parë nga avioni

Kreu i "Shqipëria Bëhet", Adriatik Lapaj, ka reaguar për ngjarjen e sotme në Theth, duke u shprehur se kryeministri Edi Rama është kujtuar vonë...

Meta apelon vendimin e GJKKO për masën e arrestit me burg

Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka apeluar vendimin e Gjykatës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO), e cila rrëzoi...

Lajme të tjera

Web TV