Si t’i bëni të paharrueshme ditët e karantinës-FOTO

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Chris Woodhead ka gjetur një alternativë për ta bërë sa më interesante dhe të paharrueshme çdo ditë të karantinës: një tatuazh të ri në trupin e tij çdo ditë që qëndron i izoluar.

Tatuazhet i pikturon vetë, i ulur mbi divanin në sallonin e ndenjes në shtëpinë e tij në Londër. Disa minuta i kalon për të gjetur vendin e duhur për tatuazhin e radhës.

Me kalimin e ditëve bëhet edhe më e vështirë pasi shumë pak pjesë të trupit kanë mbetur pa u gdhendur, duke nisur nga gishtat e deri në qafë.

Tatuazhet janë të stileve të ndryshme. Chris ka qenë i pasionuar pas tatuazheve prej 15 vitesh, që në moshën 18 vjeçare. Sot ai numëron thuajse 1 mijë tatoo, 40 më shumë që prej shpërthimit të pandemisë Covid-19.

Chris ka edhe një orar të caktuar kur bashkë me bashkëshorten Emma, ulet çdo ditë nga ora 14-16, dy orë në ditë për të realizuar tatuazhin e ri, një mënyrë e cila sipas tij shërben edhe si një terapi kundër ankthit dhe stresit nga koronavirusi dhe izolimi./Përshtatur nga BBC për Fjala.al

Të fundit

U kapën me kanabis në makinë, pranga tre të rinjve në Kukës

Tre persona janë arrestuar dhe një tjetër është proceduar në gjendje të lirë në Kukës, pasi gjatë kontrollit të...

Kimmich mahnitet nga blerja e re e Bayern: Ju tregoj pse Luis Diaz është special

Vera e Bayern Munich vazhdoi me një fitore, duke mposhtur Lyon 2-1 në një ndeshje miqësore ditën e djeshme. Ishte një sfidë e rëndësishme për...

I dyshuar për vrasjen e Gentjan Bejtjes, arrestohet Flodian Plaku

Flodian Plaku, i akuzuar për vrasjen e Gentjan Bejtjas, u vu në pranga në Orikum. Gentjan Bejtja u qëllua me breshëri automatiku pasditen e 15...

E huazoi para një muaji, Monaco pendohet për lojtarin e Barcelonës

Pas një sezoni komplet në hije te Barcelona, Ansu Fati u largua sërish nga katalanasit këtë verë dhe u dërgua në huazim te Monaco,...

A do ta ndryshojë presioni i Trump rrjedhën e luftës në Ukrainë?

Pak kohë pasi i dha Rusisë një afat prej dhjetë ditësh për ta ndalur luftën në Ukrainë, presidenti amerikan, Donald Trump, deklaroi qartë më...

Lajme të tjera

Web TV