Thaçi: Serbia ka kryer gjenocid në Kosovë, nuk do ta falim kurrë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi teksa ka kryer homazhet tek varrezat në Mejë të Gjakovës,  u shpreh se nuk do të ketë amnisti për gjenocidin dhe krimet e Serbisë në Kosovë.

Sipas presidentit të Kosovës, Serbia ka kryer gjenocid në Kosovë duke ka vrarë mbi 10 mijë shqiptarë civilë, ende nuk dihet për fatin e të pagjeturve, ka kryer mbi 400 masakra mbi popullatën civile, ka vrarë mbi 1300 fëmijë, policia e ushtria serbe ka dhunuar rreth 20 mijë gra shqiptare, ndërsa ka dëbuar dhunshëm edhe mbi 1 milion qytetarë të Kosovës.

“Ky është një gjenocid i shtetit ë Serbisë, për fat të keq ende i pandëshkuar në rrafshin ndërkombëtar dhe nga asnjë drejtësi lokale”, u shpreh Thaçi.

Thaçi shtoi se heshtja ndërkombëtare nënkuptohet si një lloj amnistie ndaj gjenocidit të Serbisë të kryer në Kosovë.

Por nuk do të ketë asnjë rrethanë, në asnjë kohë, nga askush amnisti përballë krimit dhe gjenocidit të Serbisë të kryer në Kosovë. Nuk ka paqe pa drejtësi dhe do të vazhdojmë të kërkojmë drejtësi bashkërisht me ndërkombëtarët që ky gjenocid dhe këto krime të ndëshkohen prej autoriteteve përkatëse të drejtësisë, lokale dhe ndërkombëtare”, theksoi presidenti Thaçi.

Të fundit

A ndihmohen dot fermerët me 30 milionë euro garanci shtetërore?

Fatos Çoçoli Nën nxitjen dhe këmbënguljen e Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Ministria e Financave ka njoftuar se qeveria...

Arabia Saudite si Kanadaja, sistem i ri klasifikimi për të punësuar të huajt

Arabia Saudite ka prezantuar një sistem të ri klasifikimi (si Kanadaja) për lejet e punës tek të huajt, si pjesë e përpjekjeve të saj...

Pse Vuçiç po flet për armatosje e kërcënime?

I pamundur të heshtë zemërimin publik të popullit të tij, i cili prej rreth 8 muajsh proteston pa u ndalur për të kërkuar rrëzimin...

Lapaj: Rama sillet sikur ka zbritur për herë të parë nga avioni

Kreu i "Shqipëria Bëhet", Adriatik Lapaj, ka reaguar për ngjarjen e sotme në Theth, duke u shprehur se kryeministri Edi Rama është kujtuar vonë...

Meta apelon vendimin e GJKKO për masën e arrestit me burg

Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka apeluar vendimin e Gjykatës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO), e cila rrëzoi...

Lajme të tjera

Web TV