“Dvoranit i ka mbaruar mandati, duhet të lerë detyrën”, Zbardhet letra e Metës dërguar KLGJ dhe GJL

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Presidenti Ilir Meta ka dërguar një letër Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe Gjykatës së Lartë ku thuhet se “Ardian Dvoranit i ka mbaruar mandati si gjyqtar në Gjykatën e Lartë që prej shkurtit të vitit 2014 dhe se duhej të largohej nga detyra, por ai është ende në detyrë në kundërshtim me ligjin.

“Kur zotit Ardian Dvorani, i ka mbaruar mandati si gjyqtar në Gjykatës së Lartë që në shkurt të vitit 2014, dhe përfundimi i këtij mandati është njoftuar sipas ligjit të kohës nga Kryetari i Gjykatës së Lartë që në datën 16 janar 2014 me shkresën me nr. prot. 39, datë 16.01.2014, administruar në Institucionin e Presidentit me shkresën me nr. prot. 89, datë 17.01.2014, dhe procedura e zëvendësimit të tij nuk u përmbyll me dhënien e pëlqimit nga Kuvendi i Shqipërisë të zëvendësit të tij, ka bërë që de facto zoti Dvorani të ketë mbetur në vitin e 16 të ushtrimit të detyrës si anëtar i Gjykatës së Lartë, tashmë në shkelje të çdo parashikimi kushtetues e ligjor;

-kur neni 136, paragrafi 5, i Kushtetutës përcakton se gjyqtari i Gjykatës së Lartë qëndron në detyrë deri në emërimin e pasardhësit;

-kur në shkresën e Këshillit të Lartë Gjyqësor citohet se “[…]në shpalljen e 3 (tre) pozicioneve të lira, përmes Vendimeve nr. 108, nr. 109 dhe nr. 110, datë 09.07.2019, Këshilli i Lartë Gjyqësor ka konsideruar numrin e pozicioneve që kanë qenë të lira në atë moment […]”, dhe ku pozicioni i zotit Ardian Dvorani ka qenë i lirë;

-kur pozicioni i katërt vakant që po shqyrtohet nga KLGJ-ja, duhet të plotësohet nga radhët e juristëve të spikatur (jo gjyqtarë) dhe siç është deklaruar nga KLGJ-ja, i përket plotësimit të vendit vakant të krijuar nga përfundimi para kohe i mandatit të ish-gjyqtarit zotit Xhezair Zaganjori; dhe

-kur tashmë Gjykata e Lartë ka në përbërje të saj 3 gjyqtarë të rinj të emëruar në detyrë, që kanë filluar ushtrimin e detyrës;”, thuhet në një pjesë të letrës së Metës, e siguruar nga ‘Neës24’.

Të fundit

Shqiptarët të fiksuar me “Mercedes”, Durrësi kryeson numrin e autoveturave

Dy markat e makinave që dominojnë në Shqipëri ende vijojnë të mbeten gjermanet Volkswagen dhe Mercedes Benz. Instituti i Statistikave...

Trump paralajmëron Iranin: Mund t’ju godasim sërish nëse është e nevojshme

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka paralajmëruar se SHBA mund të sulmojnë përsëri objektet bërthamore të Iranit, nëse situata e kërkon një...

1974 – Shembja e juntës ushtarake në Greqi dhe fillimi i epokës së Metapolitefsi

Pas shtatë vjetësh diktaturë ushtarake (1967–1974), regjimi i kolonelëve në Greqi u shemb në korrikun e vitit 1974, pas një krize të thellë politike...

Horoskopi ditor, 23 Korrik 2025

Dashi Jeta juaj ne çift do ketë disa pengesa te vogla gjate kësaj dite. Nuk do ndiheni mire ne krahët e atij qe keni ne...

Edi Rama falenderon çunat që çmontuan strukturën metalike të lokalit

Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Kryeministri Edi Rama ka falenderuar ata individë që i janë bindur urdhrit për lirimin e hapësirave publike,...

Lajme të tjera

Web TV