Volkswagen nuk përballon dot izolimin, rihap fabrikën në Wolfsburg

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Volkswagen rihap fabrikën e saj më të madhe në botë për prodhimin e automjeteve, Wolfsburg të Gjermanisë pasi pandemia e koronavirusit e detyroi gjigantin gjerman të mbyllë aktivitetin, për periudhën më të gjatë në historinë e saj 82 vjeçare.

Kompania prodhuese e automjeteve ka miratuar 100 mënyrat se si planifikon të rimarrë veten pas kësaj krize ndërsa mijëra punonjësit e saj ende rrezikojnë të infektohen nga virusi i ri korona.

Ndërtuar që prej vitit 1938, fabrika në Wolfsburg është ende “shtëpi” e zyrave qendrore dhe që nga viti 1945, në të janë prodhuar më shumë se 45 milionë automjete. E mbyllur që prej 19 marsit, fabrika ka stopuar prodhimin e saj duke vënë në rrezik mijëra vende pune, transmeton CNN. 

Pjesë e Volkswagen janë 14 milionë punonjës, në Gjermani dhe shtetet e tjera ku kompania ka degë apo fabrika të tjera. Vetëm vitin e shkuar në fabrikën në Wolfsburg u prodhuan 700 mijë automjete, me një mesatare prej 3500 në ditë.

Në të punojnë çdo ditë 63 mijë punonjës. Vetëm nga kjo fabrikë varet furnizimi me automjete për 71 shtete të ndryshme dhe 2600 kompani.

Të fundit

Investimet “lule mos me prek”/Bashkitë realizojnë vetëm 5% të programit vjetor në 3-mujor

Pavarësisht faktit se tre muajt e parë të 2025 vendi ishte i përfshirë në fushatë për zgjedhjet e përgjithshme...

23 maj 1431/ Zhan d’Ark, djegia në turrën e druve e ktheu në mit

Përgatiti: Leonard Veizi Për të, dhe bëmat e saj ka libra pa fund. Figura e saj ka frymëzuar për shekuj jo vetëm patriotizmin francez, por...

Vranësira dhe orë me diell, si parashikohet moti për ditën e sotme!

Ditën e premte vendi ynë do të jetë në ndikimin e kushteve atmosferike të qëndrueshme. Moti parashikohet kryesisht i kthjellët në pjesën më të madhe...

Spitali për kafshët dhe spitali për njerëzit

Nga Leonard Veizi Kur dëgjova se në Shqipëri ishte ndërtuar një nga spitalet më të mëdha në Europë për kafshët, m’u mbush zemra me krenari...

Dollari dhe paundi në rënie/ Kursi i këmbimit, 30 Maj 2025

Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan do të blihet me 86.2 lekë dhe do të shitet me 87.5 lekë. Euro do të...

Lajme të tjera

Web TV