A e ka gjetur Suedia përgjigjen ndaj koronavirusit? Ja çfarë thonë ekspertët

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Suedia është duke përjetuar numrin më të lartë vdekjeve nga koronavirusi, madje me shifra edhe më të rënda se ato në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Për një çast u mendua se Suedia e kishte gjetur sekretin për të luftuar koronavirusin, pa pasur nevojë të marrë masa të ashpra. Por gjithçka rezultoi e kundërta për Suedinë.

Për këtë arsye, kjo tregon se ka disa probleme shumë reale me qasjen e Suedisë ndaj koronavirusit.

Siç tregojnë shifrat Suedia është në të vërtetë shumë më keq sesa vendet e tjera skandinave, madje edhe më keq se Shtetet e Bashkuara që ka numrin më të madh të rasteve të konfirmuara në botë.

Arsyeja e nivelit të lartë të vdekjes në Suedi ka të bëjë me politikat e qeverisë.

Pas këshillave të epidemiologut kryesor të vendit, Anders Tegnell, qeveria suedeze zgjodhi të mos imponojë bllokime të rrepta, ose mbyllje të mëdha kufijsh sepse qeveria mendonte se do të dëmtonte ekonominë.

“Bllokimi i njerëzve në shtëpi nuk do të funksionojë në një afat më të gjatë. Herët a vonë, njerëzit do të dalin gjithsesi”, tha Tegnell.

Nga ana e tyre ekspertët thonë se shumica e suedezëve ndoqën udhëzimet për distancimin social dhe qëndruan vullnetarisht në shtëpi, ata që vazhduan të pinin në bare dhe dyqane me gjasë përhapën sëmundjen tek të tjerët, shkruan New York Times.

Të fundit

“Përmbyllim një rrugëtim, nisim një mision!”Berisha njofton mbylljen e fushatës në Tiranë

Partia Demokratike dhe Aleanca për Shqipërinë Madhështore do të mbyllim më 9 maj fushatën për zgjedhjet e 11 majit. Pas...

Këngëtarja shqiptare zbulon betejën me tumorin në tru: Deri para disa javësh nuk e dija..

Këngëtarja shqiptare me karrierë në SHBA, Rinesa — e njohur për publikun si Rinesance — ka prekur ndjekësit me një rrëfim prekës në rrjetet...

Gjermani/ Rregulla më të ashpra për migracionin dhe më pak punëtorë nga Ballkani

Rregulla më të ashpra për migracionin dhe më pak punëtorë nga Ballkani Perëndimor, sipas marrëveshjes së re të koalicionit në Gjermani. Në një moment me...

Pse Evropës i duhet një fond i përbashkët mbrojtjeje – jashtë Bashkimit Europian

Simon Nixon Nga të gjitha tronditjet që kanë goditur Evropën në tre muajt e fundit, asnjë nuk është më shkatërruese se vetëdijesimi se kontinenti ndoshta...

Sulmi nga India/ Mbi 20 të vrarë dhe dhjetëra të plagosur në Pakistan, mes tyre fëmijë

26 persona u vranë, përfshirë fëmijë, dhe 35 u plagosën, tha zëdhënësi i ushtrisë pakistaneze pasi India nisi sulme ushtarake ndaj objektivave në Pakistan...

Lajme të tjera

Web TV