Covid-19 ka marrë më shumë jetë amerikane sesa lufta në Vietnam

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Numri i vdekjeve në Sh.B.A nga koronavirusi ka tejkaluar numrin e jetëve të humbur në Luftën e Vietnamit, pasi më shumë se 1 milion amerikanë konfirmohen të jenë pozitiv me sëmundjen vdekjeprurëse.

Të dhënat e grumbulluara nga Universiteti Johns Hopkins tregojnë se SH.B.A. ka pasur 58.471 vdekje nga virusi, më shumë sesa 58,220 amerikanë që vdiqën në Luftën e Vietnamit që zgjati rreth 20 vjet.

Personat e infektuar tashmë janë mbi 1 milion dhe përbëjnë një të tretën e popullsisë globale të prekur nga koronavirusi. Panorama bëhet edhe më e zymtë, ndërsa këshilltari më i lartë i shëndetësisë në Shtëpinë e Bardhë, mjeku Anthony Faucci paralajmëroi se pandemia është ende larg fundit:

“Është e pashmangshme që virusi të kthehet e madje mund të mos zhduket fare gjatë verës. Shtetet e Bashkuara do të përjetojnë një vjeshtë të keqe nëse shkencëtarët nuk gjejnë një trajtim efikas”.

Trump këmbënguli që Sh.B.A po bënte testime të mjaftueshme për të mbrojtur amerikanët që të hynin përsëri në forcën e punës dhe tha se shpejtësia e testimit së shpejti do të arrinte në 5 milion në ditë, pa specifikuar detaje. Sh.B.A ka realizuar vetëm 5.7 milion testime deri më tani, sipas të dhënave të Johns Hopkins.

“E vetmja arsye që Shtetet e Bashkuara kanë mbi 1 milion raste me koronavirus është pasi ne po testojmë shumë më mirë nga çdo vend tjetër në botë. Vendet e tjera janë shumë larg nesh sa i përket testimit”, tha Trump.

Kreu i Shtëpisë së Bardhë po mendon të nënshtrojë ndaj testeve edhe pasagjerë të fluturimeve ndërkombëtare. Ndërkaq, Presidenti urdhëroi që impiantet e paketimit të mishit të qëndrojnë të hapura për të shmangur një krizë ushqimore. Ai nxiti zbatimin e një ligji të kohës së luftës me Korenë që detyron vijueshmërinë e funksionit të impianteve. Kjo, pavarësisht faktit se 3300 punonjës të industrisë janë infektuar me Covid-19 dhe 20 kanë vdekur./Burimi: MarketWatch

Të fundit

35-vjeçari mbyt ish-të dashurën, e fut trupin në bagazh dhe e hedh në një lumë me piranja

Rasti i vrasjes që doli në dritë në Brazil po shkakton tronditje dhe tmerr, me autorin e krimit një...

BE ka frikë nga Trump: Duam marrëveshje

Disa vende të Bashkimit Europian kanë sinjalizuar se duan të arrijnë një marrëveshje të shpejtë me SHBA-në për të shmangur kërcënimin e Donald Trump...

Ka vetëm një rrugë për shpëtimin e PD, ekspertët japin zgjidhjen

BIRN - Në peizazhin aktual politik paszgjedhor në Shqipërisë, BIRN shqyrton pse, pas një tjetër humbjeje shkatërruese, Partia Demokratike rrezikon të humbasë rëndësinë nëse...

Paralajmërimi nga bota: epidemitë rikthehen për shkak të rënies së vaksinimit

Komuniteti global po përballet me një krizë serioze të shëndetit publik, pasi sëmundjet që konsideroheshin pothuajse të zhdukura po rishfaqen dhe po kërcënojnë jetën...

Çmimet e larta të biletave, reagon Duka: Është rritur ekonomia, edhe kombëtarja

Presidenti i Federatës së Futbollit, Armand Duka, në një intervistë për RTSH me gazetarin Kristo Thoma, ka trajtuar çështje të ndryshme që lidhen me...

Lajme të tjera

Web TV