Po luante me balonë, shkarkesa elektrike i merr jetën futbollistit 21-vjeçar

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Futbollisti 21-vjeçar i Indipendente Limeiras, Kaio Felipe Santos Silva, ka humbur jetën nga shkarkesa elektrike, teksa ishte duke luajtur me një balonë.

Ishte vetë klubi ai që bëri publik këtë lajm të rëndë përmes një postimi në faqen zyrtare në “Facebook”.

Mediat braziliane raportojnë se anësori i majtë po luante me balonën e tij, kur ajo ra në kabllot e tensionit të lartë, shkarkimi elektrik i të cilave  ishte fatal për të riun.

“Me dhimbje Indipendente Futebol Clube ju njofton ndarjen nga jeta të lojtarit Kaio Felipe. I shprehim famlijes dhe miqve ngushëllimet e sinqerta”, thuhet në postim.

Deri në momentin kur u ndërpre kampionati, futbollisti kishte luajtur 22 ndeshje dhe kishte shënuar gjashtë gola./Fjala.al/

Të fundit

Elena Kocaqi: Zgjedhjet prishen nga dy partitë e mëdha për interesa personale

Studiuesja dhe historiania Elena Kocaqi drejtoi për herë të parë një parti politike në zgjedhje parlamentare, formacionin Aleanca Kombëtare...

“PD nuk duhet të sillet më si parti e madhe”, këshilla e Andi Bushatit për demokratët

ANDI BUSHATI - E tronditur nga disfata, e shushatur nga rezultati marramendës i Ramës dhe e pa përgatitur për atë çfarë do ti thotë...

Përfshihet nga flakët materniteti në Angli, evakuohen gratë shtatzëna

Momente paniku kanë përjetuar gratë shtatzëna pasi materniteti në Bristol të Anglisë u përfshi nga flakët. Evakuimi i grave shtatzëna dhe të porsalindurve u bë...

Cili shtet po sfidon Francën si superfuqi ushtarake? E kemi në Mesdhe…

Turqia po bën hapa të mëdhenj drejt modernizimit të ushtrisë së saj dhe po rrit ndjeshëm ndikimin ushtarak në rajonin e Mesdheut, duke sfiduar...

“Berisha ishte problemi në zgjedhjet e 11 majit”, Lesi kërkon dorëheqjen e kryedemokratit

Ish-deputeti, Nikollë Lesi, ishte i ftuar në Top Story në Top Channel, ku u diskutua se çfarë do të ndodhë me PS dhe me...

Lajme të tjera

Web TV