Është gjetur i rrëzuar helikopteri i NATO-s, i cili rezultoi i zhdukur mbrëmjen e sotme në Greqi, ndërsa vijon kërkimi për 6 pasagjerët që ndodheshin në bord.
Mediat greke raportonin rreth orës 9 të mbrëmjes për një helikopter të NATO-s ishte zhdukur në zonën Kefalonias, në Greqi, nga radari rreth 85 km larg dhe në zonën FIR të Romës.
Ky helikopter i përkiste forcës së fregatës kanadeze Fredericton nga e cila ishte ngritur dhe po patrullonte dhe i përket forcës detare të përhershme të SNMG2 të NATO-s.
Ndërsa janë gjetur mbeturinat e helikopterit nga anijet italiane dhe ato të NATO-s që po kërkojnë vendin, pasagjerët që ndodheshin në bord rezultojnë ende të zhdukur./Fjala.al/