“Varfëria nuk luftohet me portale e as bamirësi”, mesazhi i fortë i katolikëve

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Situata e krijuar nga pandemia Covid 19, ishte në fokus të një mbledhje të jashtëzakonshme që Ipeshkvijtë e Kishës katolike në Shqipëri zhvilluan në qytetin e Shkodres.

Duke e vlerësuar parësore jetën, ata e quajnë të rëndësishme mbrojtjen e shëndetit, por me nota shqetësuese e shohin aspektin ekonomik, ku varfëria është thelluar në shumë familje, e sot flitet për bukën e gojës. Në këtë pikë ata i kërkojnë qeverisë shqiptare një program të mirëfilltë menaxhimi.

“Pandemia ka thelluar më shumë varfërinë e familjeve tashmë të varfra e ka krijuar varfëri të reja në pragun e mbijetesës. Kjo punë nuk bëhet nëpërmjet portaleve e as me bamirësi, por me një program të qartë solidariteti për familjet më në nevojë. E kjo është punë e qeverisë e cila duhet të kujdeset për qytetarët e saj që jetojnë në kushte më të rënduara ekonomiko-shoqërore”.

Për personelin mjekësor që është në vijën e parë të luftës me këtë virus, si dhe për spitalet e qendrat shëndetësore, kleriket katolikë kanë një tjetër merak, që nuk lidhet vetem me periudhën e pandemisë.

Duke vlerësuar shumë punën e të gjithë atyre që janë të angazhuar në fushën shëndetësore, duhet të konstatojmë se strukturat spitalore në vendin tonë kanë ende nevojë të përmirësohen. Ndaj është detyrë e organeve kompetente të shtojnë kujdesin ndaj këtyre strukturave, sikurse janë spitalet dhe klinikat e ndryshme në vendin tonë.

Jeta dhe shëndeti kanë rëndësinë e tyre jo vetëm në momente të veçanta, sikurse është një pandemi, por gjithmonë dhe për të gjithë njerëzit e të sëmurët. Gjithashtu kujdesi ndaj stafit mjekësor që janë në përballje direkte me sëmundjen dhe tamponet në gjurmimin e sëmundjes do të ishin një vlerë e shtuar në këtë sfidë që po kalon vendi ynë.

Lexo edhe :  Hovenier: Anulimi i pjesëmarrjes në Defender 23, pasoja e parë për Kosovën

Covid 19 ka dhënë efekte të forta tek njerëzit edhe në aspektin psiko – shpirtëror, prandaj kërkohet asistencë për këto raste. Ndërsa për fëmijët që nuk mund të ndjekin mësimin online kërkohet zgjidhje.

Shohim se shumë familje e fëmijë kanë vështirësi në ndjekjen e kurseve të shkollës online, sidomos në fshatrat e thella. Çdo fëmijë duhet të ketë të drejtën e arsimimit e garantuar nga Kushtetuta dhe t’i krijohen mundësi reale për ushtrimin e kësaj të drejte.

Lidhur me veprimtarinë e saj kishtare dhe ritualet fetare, Kisha do të vendosë hap pas hapi, duke parë ecurinë që do të ketë pandemia në vendin tonë. Ipeshkvinjtë e mbyllin deklaratën e tyre me lutjen që kjo gjendje të kalojë sa më parë./Ora/

Të fundit

Leipzig triumfon ndaj Frankfurt dhe fiton Kupën e Gjermanisë në vitin e dytë radhazi

Leizpigu për të dytin vit radhazi fitues i Kupës së Gjermanisë. Klubi gjerman në pronësi të markës së famshme...

Basha: U tërhoqa se nuk doja luftë, PD do të bëjë ndryshimin me mbështetjen e SHBA

Ish-kryedemokrati Lulzim Basha ka zhvilluar sot një takim me të rinjtë në Lezhë, ku është shprehur se tërheqja e tij nga politika, u bë...

Aksidenti në Rrëshen, shkon në 7 numri i të plagosurve, mes tyre 3 fëmijë

Është rritur numri i të plagosurve nga aksidenti i rëndë i regjistruar mbrëmjen e sotme në Rrugën e Kombit në zonën e Rrëshenit ku...

Rrëzohet te Mali i Robit, humb jetën turistja polake

Një shtetase polake 83-vjeçare në afërsi të një hoteli në Kavajë është rrezuar aksidentalisht në trotuar dhe për pasojë ka humbur jetën. Pas rrëzimit në...

Tjetër “divorc” tek Los Blancos, Hazard do të largohet nga klubi në fundin e këtij sezoni

Në një ditë me lamtumirë “yjesh”, surpriza vjen nga Spanja: Eden Hazard largohet nga Reali i Madridit. Marco Asensio ishte i pari, më pas...

Lajme të tjera

Web TV