Debati në PS/ Taulant Balla tregon dallimin midis Ditmir Bushatit dhe Ilir Beqajt

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Mospjesëmarrja në votim e Ditmir Bushatit dhe abstenimi i Ilir Beqajt për ndryshimin e objektit të koncesionit të portit në Porto Romano në Durrës ka qenë tema kryesore politike e ditës. Për këtë çështje foli në emisionin ‘Real Story’ edhe Taulant Balla, kryetar i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste.

Fjalimin e ashpër të ish-ministrit të Jashtëm në Kuvend, Balla e konsideroi si “kapsollë boshe”.

“Gjithçka qe tha kolegu im i vjetër Bushati nuk qëndron. Nuk qëndron as në diskutimet për oligarkë dhe oligopole. Nuk ka për të bërë PS-ja koncesione PPP për të rritur kostot për njerëzit. Qasja jonë ka qënë çdo PPP për të ulur kostot. Është një koncesion PPP që ul kostot e shkarkimit në Shqipëri të importeve të hidrokarbureve”, tha Balla.

Duke pretenduar se është më socialist se Ditmir Bushati, Balla tha se “nuk do e kisha votuar unë i pari nëse kjo marrëveshje do të sillte një monpol, përkundrazi shkatërron një monpol”.

“Më vjen keq që padituria ngre balona që i shkojnë përshtat PD-së”, shtoi numri një i socialistëve në Parlament.

I pyetur edhe për abstenimin e Ilir Beqajt, ish-ministër i Shëndetësisë, Balla shpjegoi: “(Beqaj) Është treguar më korrekt sepse ka komunikuar me mua dhe kemi patur diskutime për sqarimin e kësaj çështjeje. Zoti Beqaj e ka patur me të drejtën ose jo për ndryshimin e objektit të një kontrate që është në vijim të koncesionit.”

– Debati për Porto Romanon/ Balluku padit Gjatën, por kursen Bushatin

Të fundit

Negociatat e integrimit/ BE synon hapjen e të gjithë grupkapitujve këtë vit

Bashkimi Europian po përgatit qëndrimin për Shqipërinë me qëllim mbajtjen e konferencës së katërt ndërqeveritare në fund të muajit...

Zbulohen faktet dhe provat e reja të SPAK-ut kundër Erion Veliajt

Pas rreth më shumë se 7 orë seancë, Apeli i GJKKO-së ka shtyrë për nesër vazhdimin e seancës për dhënien e vendimit ndja Erion...

Qeveria do mbyllë TikTok për të mbrojtur të rinjtë, Berisha vijon me qëndrimet qesharake

Në një kohë kur qeveria ka vendosur mbylljen e TikTok me qëllim mbrojtjen e fëmijëve dhe të rinjve, Sali Berisha vijon me qëndrimet e...

Përfaqësuesja e lartë e BE: Moska përgjegjëse e vetme për luftën në Ukrainë

Moska vazhdon pushtimin e saj të plotë të Ukrainës dhe le të jemi të qartë që kjo luftë mund të përfundojë menjëherë nëse Rusia,...

Liqeni më vdekjeprurës në botë që shtrihet rrëzë “Malit të Zotit”

Liqeni Natron në Tanzani është një nga fenomenet natyrore më të çuditshme dhe misterioze në botë. Me një temperaturë ekstreme dhe ujë të pasur...

Lajme të tjera

Web TV