Koncesioni në Porto Romano, PD: E anulojmë kur të vijmë në pushtet

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Partia Demokratike ka akuzuar kryeministrin Edi Rama se po “u jep oligarkëve të karburanteve dhe ndërtimit me koncesion një port privat”.

“Koncesioni korruptiv privatizon sovranitetin shtetëror, cenon sigurinë kombëtare, dobëson luftën kundër drogës dhe trafiqeve”, u shpreh Çilirm Gjata nga selia blu.

Më tej ai shtoi se “Qeveria e re e PD dhe koalicionit të saj, e dalë nga vota e lirë, do ta anulojë këtë koncesion dhe do të çojë përgjegjësit para drejtësisë”.

Reagimi i plotë

Në mes të krizës së pandemisë, Edi Rama ka braktisur mijëra familje në mjerim, po shtyn biznesin shqiptar dhe ekonominë kombëtare drejt falimentimit. Por Edi Rama nuk ka pushuar asnjë cast pagesat dhe favoret për oligarkët. Pasurimi i oligarkëve është prioriteti i tij i vetëm.

Ndërkohë që shqiptarët zhyten në varfëri, papunësi dhe pasiguri, Edi Rama po privatizon kufijtë, doganat dhe portet e Shqipërisë duke ua dhënë me koncesion oligarkëve.

Në kulmin e krizës së vendit, Edi Rama po i jep tre oligarkëve të vendit me koncesion një port privat mallrash për të ngarkuar dhe shkarkuar çdo lloj malli që hyn e del nga Shqipëria.

Në vitin 2015, Edi Rama ju dha tre oligarkëve Shefqet Kastrati, Friden Kuqi dhe Pëllumb Salillari një koncesion të paligjshëm për ndërtimin e një porti karburantesh vetëm pak metra nga porti ekzistues i Porto Ramanos, duke shkelur ligjin.

Tani, Edi Rama, me një shtesë të kontratës së koncesionit, ka vendosur që këtë port karburantesh ta kthejë në port për çdo lloj malli të menaxhuar nga këta oligarkë, njësoj si Porti i Durrësit.

Kjo është shkelje flagrante e ligjeve dhe e standardeve të sigurisë kombëtare të vendit.

Lexo edhe :  Berishës duhet t’ia rrëmbesh PD, ndryshe kjo parti s’ka asnjë shpresë

Ky është një skandal korruptiv dhe me pasoja të rrezikshme për Shqipërinë. Ky port privat për mallrat cenon sigurinë kombëtare të Shqipërisë, dobëson luftën kundër trafiqeve dhe kontrabandës ndërkombëtare, përfshi trafikun e drogës.

Porti i oligarkëve rrezikon financat publike dhe mundëson një parajsë të evazionit fiskal.

Porti i oligarkëve do të jetë një port për drogën, për kontrabandën, dhe një qendër e krimit. Ky port është privatizim i sovranitetit të Shqipërisë në duart e oligarkëve.

Vendimi për t’u dhënë oligarkëve këtë koncesion të ri, merret kur Edi Rama ka zhytur në papunësi dhe varfëri qindra mijëra familje shqiptare.

Vendimi për të pasuruar akoma më shumë oligarkët, për të privatizuar atdheun për interesin e tyre merret nga Edi Rama në këtë kohë të pandemisë ekonomike, kur biznesi shqiptar po shtyhet të falimentojë nga mungesa e ndihmës financiare dhe nga barra e rëndë e taksave.

Ja pse taksat që paguajnë qytetarët dhe biznesi nuk shkojnë për të ndihmuar njerëzit. Sepse paratë e shqiptarëve Edi Rama vendos tua falë oligarkëve duke ju ndërtuar edhe rrugën e portit privat me plot 5.4 milionë euro.

Kjo është nuk është thjesht vjedhje! Kjo është tradhti që Edi Rama kryen kundër shqiptarëve në kohën më kritike për shëndetin dhe mirëqenien e tyre!

Partia Demokratike dhe Koalicioni Opozitar deklaron publikisht, se nuk e njeh këtë akt kriminal tradhtie ndaj shqiptarëve. Parlamenti dhe qeveria e re e dalë nga votat e shqiptarëve do ta anulojë me efekt prapaveprues këtë vendim të paligjshëm dhe do ti vendosë të gjithë përgjegjësit para drejtësisë.

Të fundit

Apple ka shitur mbi tre miliardë iPhone

Apple është përballur me kritika vitet e fundit për arsye të ndryshme, që nga gabimet lidhur me inteligjencën artificiale...

Tronditëse në Itali/ Vdes në vendin e punës 21-vjeçari shqiptar (Emri)

Një ngjarje tragjike ka ndodhur në qytetin Villadossola, në provincën Verbano-Cusio-Ossola të Italisë, ku një punëtor 21-vjeçar, me origjinë nga Kosova, ka humbur jetën...

Koshat e mbetjeve në rrugë/ Braçe paralajmëron: Do dëmtoni imazhin e Tiranës

Deputeti i PS, Erion Braçe, ka reaguar pas pamjeve ku koshat e mbeturinave janë vendosur në mënyrë që pengojnë qarkullimin në rrugë. Ai thekson se...

Në këtë qytet është “e ndaluar të vdesësh për shkak të mungesës së varrezave”

Ky ligj i jep dënimit me vdekje një kuptim krejt të ri. Në Lanjaron — një qytet i vogël në provincën e Granadës në Andaluzi,...

Gabimi që shumëkush e bën/ Këto fruta nuk duhen konsumuar kurrë në mëngjes

Edhe pse frutat shpesh rekomandohen si mënyra ideale për të filluar ditën, disa prej tyre nuk janë zgjedhja më e mirë për mëngjes, veçanërisht...

Lajme të tjera

Web TV