“Mbështetje për drejtësinë dhe SPAK”, Yuri Kim thirrje politikanëve dhe qytetarëve shqiptarë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Shtetet e Bashkuara të Amerikës po vijojnë të japin kontributin e tyre në reformën në drejtësi. Përmes një mesazhi në faqen zyrtare të Ambasadës Amerikane në Tiranë, bëjnë me dije se programi i OPDAT i Departamentit të Drejtësisë së Shteteve të Bashkuara vijon mbështetjen e tij për organet e drejtësisë së re. Gjatë diskutimit të tyre me Ambasadoren Yuri Kim këtë javë, anëtarët e SPAK thanë se dhurimi i kompjuterëve portativë nga OPDAT do të përmirësojë aftësinë e tyre për të punuar në terren duke mbajtur kontakt sa më të pakët gjatë kësaj kohe sfiduese.

Përgjatë muajve të fundit, anëtarët e SPAK kanë vijuar hetimet e tyre, duke shqyrtuar dhe ngritur çështje, gjë e cila pasqyron përkushtimin e tyre për ta bërë këtë institucion një forcë efikase kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit.

Edhe gjatë kësaj periudhe të vështirë, janë kryer hetime proaktive mbi procedura penale të dyshuara për korrupsion. Ambasadorja Kim nënvizoi se mbështetja teknike e OPDAT është vetëm një pjesë e mbështetjes së plotë që Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë ka dhënë dhe do të japë gjithmonë për SPAK dhe të gjithë sistemin e reformuar të drejtësisë. Ambasadorja nxiti të gjithë në këtë vend – qytetarë të thjeshtë, zyrtarë, politikanë, të gjithë – që të mbështesin SPAK-un ndërsa vijon të hedhë themelet e tij me procesin përzgjedhës së Byrosë Kombëtare të Hetimit.

Të fundit

“Vetën shan, ofendon e ulëret gjithë kohës”/Debat me tone të larta mes Eglit dhe Valbonës

Egli dhe Valbona vazhdojnë debatet me njëra-tjetrën në shtëpinë e “Big Brother VIP 4”. Egli e kritikoi se e bezdis...

Të huajt që punojnë në Shqipëri! Preferojnë bizneset në Tiranë

Boshllëkun e krijuar nga mungesa e punonjësve vendas, bizneset po mundohen ta mbushin me të huaj, por shifrat tregojnë se Shqipëria ende nuk është...

Berisha sfidon amerikanët: Po fitova zgjedhjet do shkrij SPAK-un!

Në një konferencë për gazetarët, Sali Berisha ka deklaratuar se nëse fiton zgjedhjet do të shkrijë SPAK-un, të cilin e cilësoi sërish organizatë kriminale. Berisha...

“Janë 3-4 viruse aktive”, Brataj: Është arritur kulmi i situatës gripale, duhet kujdes

Periudha aktuale mund të cilësohet edhe si sezoni i virozave. Nga Vlora, Skënder Brataj, drejtor i Qendrës Kombëtare të Urgjencës, ka konfirmuar se prej...

“Jemi shumë vonë për primaret”/ Berisha i përgjigjet Bardhit: Do zbatohet statuti

Kreu demokrat Sali Berisha i është përgjigjur deklaratës të kreut të grupit parlamentar të PD, Gazment Bardhi, i cili tha se janë shumë vonë...

Lajme të tjera

Web TV