Ky 1 maj në pandeminë e papunësisë…

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga Erald Shulla, ekskluzive për Gazetën Fjala (Print)

1 Maj është dita ndërkombëtare punëtorëve, e ka zanafillën nga protestat e përgjakshme të dhjetëra mijëra punëtorëve në fabrikat e Çikagos në 1 Maj të vitit 1886, të cilët u ngritën në revolta për të kërkuar të drejtat e tyre në punë.

Në vitin 1891, Kongresi i tretë i Internacionales në Bruksel, vendosi që data 1 Maj të jetë dita ndërkombëtare e punëtorëve. Që prej kësaj kohe, në këtë datë çdo vit miliona persona protestojnë dhe kërkojnë respektimin e të drejtave si: kushtet e punës, oraret e punës, pushimin javor, pushimin vjetor dhe pushime të tjera sipas nevojave.

Respektimin dhe zbatimin e të drejtave për t’u paguar sipas kontratave të punës e plotë kërkesa të tjera. Kështu i mësonin në shkolla prindërit tanë, kapitalizëm i egër vazhdimisht dhe proletariat që varfërohej vazhdimisht që vetëm protestonte më shumë se sa punonte.

Madje gjatë diktaturës bënin sikur harronin që 1 Maji është festa me zanafillë në SHBA, jo duhej të ishte me zanafillë në Bashkimin Sovjetik, por i ngatërronte protesta me festën, etj, dhe kapitazimi me vite u bë me social e human e punëtorët më të pasur e me të drejta.

Në perandorinë komuniste klasa punëtore varfërohej dhe parakalonte çdo 1 Maj para udhëheqjes së veshur bukur, si borgjezë, me borsalinat që i tundnin për të përshëndetur turmat… Pastaj 1 Maji filloi të vijë ndryshe, ca i çuditur me ndryshimet.

Që të mos zgjatem, këtë vit 1 Maji vjen fare ndryshe kudo në botë, por të ndalemi tek situata e vendit tonë. Tek ne nuk është se ka ndonjë traditë ku organizohen dhe zhvillohen protesta masive në këtë datë.

Festa kot, po! Më shumë është parë si kremtimi i një date pushimi e si një ditë ku mund të shplodhesh, të shëtisësh, të hash një drekë jashtë, pra të harrosh punën. Sot, ndodhemi në një situatë të pazakontë, dramatike dhe tepër kaotike në ekonomi. Në rënien e saj, edhe pse e rënë ishte.

Masat e marra nga qeveria për izolim masiv, të domosdoshme në kuadër të ruajtjes së shëndetit nga pandemia e Covid-19, duke u tepruar, sollën mbylljen e pjesës më të madhe të bizneseve ekzistenciale. Mijëra persona kanë humbur pozicionin e punës në vendin tonë, sepse bizneset ku kanë qënë të punësuar kanë ulur qepenat dhe të detyruar shpallën falimentin.

Lexo edhe :  Popullsia e Evropës, Shqipëria e 31-ta, Kosova e 35-ta

E shumë biznese të tjera në pamundësi ekonomike kanë reduktuar stafin. Këtë 1 Maj nuk mund të kemi as protesta e as kërkesa, jo vetëm nga shkaku i mungesës së sindikatave në vendin tonë, që është një temë tjetër.

Por të detyruar nga rregullat e mosdaljes, të kufizimeve deri në absurd mbytës, jo thjeshtë që të respektohen masat e caktuara për distancimin social. Por edhe nëse do të kishim protesta, kërkesat nuk do të ishin më për kushtet e punës, për rritje të pagave, të drejtat në punë, ashtu si ndodhte kudo në botën normale gjithmonë.

Do të kishim një protestë të të papunëve. Numri i të cilit ka kaluar mbi pësëdhjetë e pesë mijë të papunëve nga mesi i muajit Mars deri në gjysmën e muajit Prill. Duke e thelluar akoma edhe më shumë krizën ekonomike në vendin tonë.

Po çfarë do të bëhet me këta mijëra persona që kriza i nxori të papunë?

Deri më tani nga qeveria kemi pasur vetëm dy paketa ndihmuese, të quajtura paga lufte. Një kategori e personave që punonin në biznesin e vogël përfitojnë 26000 lekë dhe kategoria tjetër e personave që kanë humbur vendin e punës, përfitojnë 40000 lekë. Por kjo nuk mjafton as në përballimin e as në tejkalimin e kësaj situate të rëndë ku ndodhemi. Sot është e domosdoshme të ndjehen përgjegjësitë e qeverisë.

Eshte lufta e saj, jo e jona. Ne u mundëm. Të gjithë presim nga politikat e saj ekonomike planin apo paketën për rimëkëmbjen e ekonomisë, jo lëmoshë ekonomike. Por pak besim kam se kjo do të ndodhë, sepse me çfarë shohim qeveria jonë është më shumë e fokusuar në rrjetet sociale. Në imazh e beteja virtuale. Aty ku ka zhvendosur sulmet dhe kundërpërgjigjet ndaj opozitës dhe drejtuesve të saj.

Në këtë situatë kritike për qytetarët, të cilët janë në pritje të zgjidhjeve jetike emergjente, qeveria duhet të ulë kaptinën, nuk e ka aq të rëndë, për të mos thënë boshe e ti përvishet punës ose të dorëzohet, të hajë “drekën festive” të 1 Majit, e të vijnë të tjerë, se tashmë ka mijëra të papunë që mund t’i bëjnë shumë herë më mirë punët e saj. S’na duhen qeveri që kanë aleat pandemitë, edhe pandeminë e papunësisë…

Të fundit

“Na ke sjellë një shishe ujë tepër”/ Ish-shefi i qarkullimit të Vlorës dhunon kamerierin

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në ambientet e një hoteli në zonën e Skelës, Vlorë, ku një kamarier...

“Berishën e pret burgu i përjetshëm”/ Avokati: “21 janari” është kopsitur dhe faktuar

Avokati Idajet Beqiri, tha se shtetit i së drejtës në Shqipëri nuk po funksionon siç duhet pasi sipas tij po bën goditje selektive. Ai...

Arrestohet autori i zjarrit në Shetel të Shijakut

Policia ka njoftuar ditën e sotme se është bërë i mundur arrestimi i autorit të dyshuar të zjarrit që përfshiu një sipërfaqe të pyllëzuar...

Fundi i një shpirttrazimi: Vincent van Gogh qëllon veten, vdes dy ditë më pas

27 korrik 1890 Leonard Veizi Në muzgjet e fundkorrikut 1890, fusha të arta me grurë përkundeshin nën erën e Auvers-sur-Oise, si të shkundura nga një...

Jashtë kontrollit zjarri në Borsh, turistët dhe banorët në panik!

Borshi po përballet me një situatë shumë problematike për shkak të zjarrit që ka dalë jashtë kontrollit. Ndërhyrjet po bëhen si nga toka, ashtu edhe...

Lajme të tjera

Web TV