Shikoni se çfarë ka ndodhur me Evropën, kur ne qëndronim brenda në shtëpi

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Gjatë kohës që të gjithë qëndronin në karantinë, në Evropë ka ndodhur një fenomen shumë i rëndësishëm. Vetëm për shkak të bllokimit, ku si pasojë e tij u përmirësua edhe cilësia e ajrit ka bërë që në Evropë të ketë 11 mijë vdekje më pak.

Ky është konstatimi që bën një studim i fundit.

Rënia e trafikut rrugor dhe ajo e emetimit industrial ka ndikuar ka bërë që 6,000 fëmijë t’i shpëtojnë astmës, 1,900 vizita janë shmangur në emergjencë si dhe 600 më pak lindje të parakohshme.Në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, nivelet e dioksidit të azotit kanë rënë me 40 për qind ndërsa materia e vogël e grimcave – e njohur si PM2.5 – është në rënie për 10 për qind, që do të thotë se njerëzit pa COVID-19 mund të marrin frymë më lehtë. Këto dy forma të ndotjes, të cilat dobësojnë sistemin e zemrës dhe frymëmarrjes, janë zakonisht përgjegjëse për rreth 470,000 vdekje në Evropë çdo vit.

Studimi i ri vlerëson se ka gjasa që kjo rënie të ketë ndodhur duke përdorur modele statistikore që ndërthurin të dhëna për cilësinë e ajrit, kushtet e motit, emetimet, popullsinë dhe përhapjen e sëmundjeve. Sipas tyre, numri më i lartë i vdekjeve të shmangura nga ndotja në Gjermani është (2,083), më pas vjen Mbretëria e Bashkuar me (1,752), Italia (1,490) Franca (1,230) dhe Spanja (1,083).

Nga sëmundjet, pothuajse 40 për qind e uljeve të vdekshmërisë kishin të bënin me sëmundjen e zemrës, 17 për qind nga sëmundjet e mushkërive siç janë bronkiti dhe emfizema, dhe 13 për qind secila nga goditjet dhe kanceri. Të tjerët ishin infeksione dhe diabeti.

Të fundit

Çmenduri! Foshnja lind nga një embrion i ngrirë përpara 30 vjetësh

Një çift nga Ohio ka sjellë në jetë një djalë të shëndetshëm nga një embrion i ngrirë për më...

Një mandat, dy fise, zero shpresë! Telenovela Lapaj-Shabani diskreditoi të rinjtë

Adriatik Lapaj ndërroi sërish mendje! Përpara ditës së zgjedhjeve tha që nëse koalicioni do merrte vetëm një mandat, ai nuk do ta pranonte atë....

Jahti sekret i Bill Gates del në shitje, kushton 645 milionë dollarë

Një nga jahtet më të jashtëzakonshme të ndërtuara ndonjëherë, i quajtur Breakthrough, pritet të dalë për herë të parë në shitje gjatë Monaco Yacht...

Dikur avokati i Trump, merr në hetim dosjen “Epstein”

Todd Blanche, avokati personal i Donald Trump, ndodhet në qendër të një polemike të madhe pas vizitës së tij në burg për të intervistuar...

Spahiu: Debati për Kodin e ri Penal mund të zgjidhet me referendum nga populli

Juristi Kreshnik Spahiu tha për Report TV se debati për Kodin e ri penal mund të zgjidhet edhe me referendum popullor. "Duhet që të hartohet...

Lajme të tjera

Web TV