Brenda vilës marramendëse të Elton John në ditët e karantinës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

SIR Elton John dhe familja e tij vijojnë të qëndrojnë në izolim, në shtëpinë e tyre marramendëse në Los Angelos. Legjenda 73 vjecare e muzikës dhe bashkëshorti i tij David Furish 57 vjec si dhe dy djemtë e tyre Elijah 7 dhe Zachary 9 vjec, duke se e kanë mbajtur veten të zënë me punë këto ditë, por edhe të sigurtë brenda dyerve.

Edhe pse pronarë të vilave e shtëpive në qytete të tjera të botës si Atlanta, Londër, Windsor, Nisë dhe Venecia, familja ka zgjedhur ti kalojë ditët e karantinës në një prej vilave të preferuara, atë në Kaliforni. Cifti e bleu vilën në vitin 2012 për 6 milionë paund dhe u siguruan që aty të rrisnin edhe dy djemtë e tyre. Ajo cka bie në sy në fotot e publikuara në rrjetet sociale është kuzhina me ngjyra, dritat e ngrohta dhe lulet.

Me shumë shije ato kanë mobiluar edhe dhomën e ngrënies dhe sallonin e ndenjes, me mure të bardha e dysheme prej druri. Familja ka shijuar këto ditë, si kurrë më parë, edhe kinemave brenda shtëpisë së tyre, me filma bardhë e zi të viteve 40-50 apo edhe premierat aktuale. Vilës nuk i mungojnë fushat sportive të futbollit apo tenisit, pishina apo palestra. Gjatë një interviste në vitin 2016, Elton John pranoi se e kishte ekzagjeruar me blerjen e shumë shtëpive por tashmë thotë se i adhuron dhe nuk mund të heq dorë nga asnjëra prej tyre”.

Edhe kur ka udhëtuar nëpër botë, për shkak të tureve të koncerteve, këngëtari 73 vjecar ka preferuar të marrë shtëpi me qera ose të akomodohet në shtëpitë e tij, pasi urren qëndrimin në hotel. Gjatë muajit prill, ikona e muzikës dhuroi 1 milion dollarë për Fondin e Emergjencës për koronavirusin, në mbrojtje të të infektuarve me HIV/AIDS që mund të prekeshin edhe nga virusi vdekje prurës. Reagimi ishte i jashtëzakonshëm pasi përvec 2.8 milionë fansave të tij në rrjetet sociale, Fondacioni në emër të tij mori mijëra dollarë donacione./Fjala.al/Burimi:TheSun

Lexo edhe :  Sipas astrologjisë, ky do jetë fituesi i “Big Brother VIP 4”

 The family's living and dining area is the most gorgeous set up with a range of flowers to brighten up the room

 Elijah recently celebrated his seventh birthday with a huge cake

 As well as a football net, they also have a basketball net and a piano outside

 

Të fundit

Pesë këshilla që duhet të zbatoni nëse dëshironi të keni gjumë cilësor dhe të qetë

Nëse keni vështirësi për të fjetur ose zgjoheni shumë herët, filloni me këto pesë zakone të thjeshta të shëndetshme...

“Nuk ka karta për të luajtur”/ Trump akuzon Zelensky-n si pengesë për paqe

Ish-presidenti amerikan, Donald Trump, ka kritikuar ashpër presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky për qëndrimin e tij ndaj Krimesë, duke e quajtur atë një pengesë serioze...

U gjobitën nga BE me 700 milionë euro, Apple dhe Meta “bëjnë rezistencë”: E padrejtë

Bashkimi Evropian urdhëroi gjigandët e teknologjisë Apple dhe Meta që të paguajnë së bashkuë një shumë pre 700 milionë euro. BE lëshoi një gjobë prej...

Premtimi i PS për pasaportën evropiane/ Integrimi mund të përmbyllet brenda dy vitesh!

Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja, njëherazi kandidat për deputet në listën e hapur të Partisë Socialiste në Tiranë, deklaroi në një...

Kryeministri francez në telashe/ E bija boton librin ku rrëfen dhunën që pësoi në shkollë

Vajza e kryeministrit francez ka pohuar se është dhunuar në një shkollë dhe që babai i saj akuzohet se e ka injoruar gjatë kohës...

Lajme të tjera

Web TV