Ja si mund të “çmendni” një femër në shtrat

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Syri kërkon pjesën e tij- Gjëja e parë që ka rëndësi, është pastërtia. Një mashkull jo i rregullt dhe me pamje që nuk kënaq syrin, ul dëshirën seksuale. Përkundrazi një mashkull që bie erë e mirë, është i pastër, me thonjtë e prerë dhe mjekrën e hequr, ose të rregullt, eksiton më shumë.

Puthjet nuk janë kurrë mjaftueshëm– Puthja është fillimi i gjithçkaje! Një mashkull që di të puth, ka shumë mundësi që të përfundojë në shtrat me një femër. Ato i pëlqejnë puthjet të çfarëdo forme qofshin, qoftë në buzë, gushë, apo faqe.

Zgjasni fazën e nxehjes– Mesatarisht një raport seksual zgjat 15 minuta, por femrave kjo kohë nuk iu pëlqen. Sipas pikëpamjes së tyre, shpejtësia është egoizëm, ku meshkujt mendojnë vetëm për vete. Kështu që meshkuj zgjateni pak më shumë aktin!

Fantazia– Të bërit dashuri gjithmonë në të njëjtin pozicion është diçka e mërzitshme. Femrat preferojnë të eksperimentojnë pozicione të ndryshme dhe sidomos t’i stimuloni në pjesën intime.

Mos bëni kurrë pyetje– Gjatë aktit seksual, një mashkull bën pyetje të tipit “Ku ke mësuar?” ose “Kush të ka mësuar?” Kjo lloj pyetje është e bezdisshme për femrën dhe çon direkt në rënie të dëshirës. E kaluara, është e kaluar! E rëndësishme është të shijoni momentin.

Pëshpëritini fjalë eksituese- Janë të shumta femrat që mendojnë se piku i kënaqësisë qëndron në veshë. Eksitimi i femrës nis nga pëshpëritja e fjalëve “sa e bukur je”, “më eksiton pa masë”, “trupi yt më tërbon” etj. Për një femër, fjalët janë një pjesë e rëndësishme për të pasur një raport të mirë seksual.

Më mirë cilësia se sasia– Shumë meshkuj mendojnë se e kënaqin partneren e tyre, duke i dhuruar dy raporte seksuale rresht. Nuk ka asgjë më të gabuar! Pasi keni përfunduar raportin seksual, gjëja më e duhur është që të relaksoheni, ndoshta me një gotë verë apo me një bisedë të këndshme, por asnjëherë mos rinisni nga e para, pasi në vend të kënaqësisë mund të kthehet në bezdi.

Lexo edhe :  Eurovizioni/ Gjithçka duhet të dini për para finales së madhe, ja kur performon Shqipëria

Mos flini- Mos flini menjëherë pas raportit seksual! Për ta shijuar të plotë aktin seksual, është e rëndësishme që ti dhuroni vëmendje partneres suaj, deri në momentin që t’iu zërë gjumi bashkë.

Të fundit

Ndër më të votuarit nga opozita, Maliqi: Nuk mora mandat për shkak të kodit zgjedhor

Drejtuesi politik i PL-së në qarkun e Beratit, Lefter Maliqi ka falenderuar me anë të një postimi në Facebook...

Kërcënimi ndaj Osmanit, reagon ashpër bashkëshorti: Kur institucionet heshtin, dhuna flet

Bashkëshorti i presidentes së Kosovës, Prindon Sadriu ka reaguar për kërcënimin me jetë ndaj Osmanit. Përmes një reagimi në "Facebook", ai ka zbuluar se...

Humbësit kërkuan pamjet filmike, Balla: Pa merak, transparencën e bën KQZ

Drejtuesi politik i Partisë Socialiste për Diasporën, Taulant Balla, tha se ankimimet në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve bëhen vetëm nga partitë politike, duke komentuar...

“Sot bëhen 100 ditë nga burgimi im”- Erion Veliaj reagon nga qelia

Kryebashkiaku i Tiranë, Erion Veliaj, ka reaguar nga qelia pasi ditën e sotme ka mbushur 100 ditë që nga 10 shkurti i këtij vit,...

Kafshoni thonjtë? Këto truke do t’ju ndihmojnë të ndaloni një herë e mirë!

Pavarësisht nëse keni zakonin e keq për t’i kafshuar thonjtë apo ata janë dobësuar nga përdorimi i produkteve të gabuara, thonjtë e shkurtër dhe...

Lajme të tjera

Web TV