Libri që pritet të turbullojë ujërat e familjes mbretërore

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Në Kesington Palace kishe shumë pak mundësi për tu fshehur, kryesisht nga shërbëtorët, përfshirë këtu rivalitetet, dashuritë e fshehura apo materiale të tjera, sekrete të familjes mbretërore. Kur princeshë Dajana vendosi të zhvendoset atje, në çdo moment ajo përpiqej të fshihte shumë çka nga jeta e saj.

“Dhe përpjekjet e saj ishin me vend” thotë një prej personave që I shërbyen gjatë saj. Winifred, që nuk është emri i tij i vërtetë, ishte i vetmi person në dijeni të lidhjes së fshehtë të Dajanës me Oliver Hoare. Një herë I kish kapur gjysmë nudo, fshehur pas një lule të madhe, në korridoret e Kensington Palace. “Të gjithë brenda atyre mureve merrnin vesh cdo gjë dhe ky ishte problem në Kensington Palace” thotë Winifre.

“Ishte e vështirë të mbaje sekrete, kjo për shkak të numrit të lartë të atyre që shërbenin aty dhe kjo për familje mbretërore, kryesisht për princeshë Dajanën, ishte një makth I vërtetë. Stafi shihte gjithë kohën njerëz të zhveshur. Si Princesha Margaret më herët, po ashtu edhe Dajana, e kuptuan që sado besim të kishe tek stafi se nuk do të flisnin pas krahëve, të gjithë e bënin” thotë ai.

Historia e Kensington Palace do të pasqyrohet së shpejti në një libër, nga vetë shërbyesi jetë-gjatë i saj, Winifred, I cili nuk dëshiron të zbulojë emrin e tij të vërtetë, pasi i trembet faktit se do të tentojnë të pengojnë publikimin e librit, për të cilin shumëkujt nuk do ti vijë mirë, duke nisur nga Mbretëresha e princi Charles e deri tek fëmijët e Dajanës, William dhe Harry.

Pjesë e librit do të jenë edhe intervistat që vetë Winifred ka realizuar me pjesëtarë të tjerë të stafit, që ende punojnë në pallat që prej asaj periudhe./Fjala.al/Burimi:DailyMail

Të fundit

Scarlett Johansson kritikon çmimet Oscar dhe korrupsionin rreth Akademisë

Scarlett Johansson kritikoi Akademinë dhe lidhjet e saj me teknologjinë në një intervistë të re për Vanity Fair. Duke...

GJKKO rrëzon kërkesën e Sali Berishës për vendimet e gjyqtares Irena Gjoka

Gjykata e Posaçme ka rrëzuar kërkesën e avokatëve të Sali Berishës për vendimet e gjyqtares Irena Gjoka. Pala mbrojtëse kërkoi pavlefshmëri të vendimeve që ka...

Në Shqipëri ka mungesë fuqie punëtore, por punëdhënësit kërkojnë “eksperiencë”

“Në një kohë kur bizneset ankohen për mungesën e fuqisë punëtorë, tregu i punës po bëhet gjithnjë e më sfidues për të rinjtë dhe...

Votat preferenciale nga diaspora/ Celibashi: Janë edhe 50 mijë fletë votimi pa numëruar

Kryekomisioneri Ilirjan Celibashi, në një konferencë për mediat, tha se kanë rezultuar rreth 2 mijë fletë votimi të pavlefshme. “201 795 numri i fletëve të...

KE publikon raportin e pranverës: Ekonomia shqiptare rritet me 3.6% këtë vit!

Komisioni Evropian ka publikuar raportin e pranverës për periudhën 2025–2026, ku parashikon një ngadalësim të ritmit të rritjes ekonomike në Shqipëri. Sipas projeksioneve të...

Lajme të tjera

Web TV