Mjekja: Vaksina e turbekulozit mund të rrisë imunitetin ndaj Covid-19 në trupin tonë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Mjekja mikro-biologe Miriam Xibinaku, deklaroi se vaksina e turbekulozit që kanë bërë shumë shqiptarë kur kanë qenë të vegjël mund të rrisë imunitetin ndaj Covid-19, por shtoi se nuk mund ta thotë këtë gjë me siguri absolute.

“Teorikisht ai që ka bërë vaksinën, mund të ketë një imunitet, sepse riaktivizon atë imunitet që është dobësuar në vite. Duke ditur se Covidi prish shumë hallka jetësore e con drejt vdekjes, vaksina kundër turbekulozit mund të ndihmojë, sigurisht. Por në mënyrë absolute nuk mund të thuhet”, tha mjekja Xibinaku.

Duke folur nga Roma me Skype për emisionin “Kjo javë” në “News 24”, mjekja shpjegoi sesi ka qenë prezente në laboratorin ku është prodhuar vaksina, ndërsa tha se në tërësi kjo vaksinë bëhej në krahun e majtë për identifikim më të lehtë.

“Jam relativisht e qetë në këtë kohë pandemie, por vazhdojmë të jemi në luftë me një mikrob me shumë të panjohura. Është pandemi me shumë të panjohura. Vaksina kundër turbekulozit bëhej tek fëmijët.

Po edhe sot e kemi shenjën në krahun e majtë, si kompromis që ta shikonin dmth infermierët nëse e ka bërë vaksinën e turbekulozit në të majtë. Vaksina fillimisht u aplikua tek fëmijët. Disa vjet janë dashur për studimin dhe prodhimin e vaksikës së turbekulozit. Kam qenë në laboratorin ku u bë vaksina”, deklaroi mjekja nga Roma.

Të fundit

Kush është fajtori?

Nga Artur Ajazi Dy ditë më parë, u vra me thikë në zemër një djalosh 14 vjeçar në Bilisht. U...

Dhe ja kështu përfundoi – një lamtumirë e trishtë, e rënduar dhe tepër… fekale

Ky mbyllje me një psherëtimë përfshin një katastrofë të neveritshme hidraulike dhe një rikthim aspak bindës tek skena e fundit e "Sex and the...

Rrëfimi i Linda Ramës: Familja jonë është shtuar me një mbesë

Në një intervistë ekskluzive për revistën Newsbomb.al të muajit gusht, Linda Rama, bashkëshortja e kryeministrit Edi Rama rrëfen shumë të pathëna, nga jeta familjare,...

Policia, në alarm: Shoferët ecin me 2.5 herë më shumë shpejtësi se norma e lejuar…

Policia e Shtetit ka ngritur shqetësimin në lidhje me shpejtësinë tej normave të lejuara në aksin Levan-Tepelenë, ku kufiri i lejuar është 80 km/h,...

Konfirmohet: Zelensky do të takojë Trump të hënën në Uashington

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy ka deklaruar se do të takohet me Donald Trump në Uashington të hënën. Kjo vjen menjëherë pasi Shtëpia e Bardhë tha...

Lajme të tjera

Web TV