Surpriza “Apple”, fitime miliarda dollarë edhe gjatë pandemisë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Apple siguroi fitime gjatë 3 muajve të parë të këtij viti, pavarësisht blerjeve në rënie kryesisht në dyqanet në Kinë të cilat u mbyllën që në janar dhe kjo falë rritjes së kërkesës për më shumë shërbime, pasi njerzit në mbarë botën u izoluan për shkak të koronavirusit.

Shitjet u rritën në 58.3 miliardë dollarë, nga 58 miliardë që ishin në të njëjtën periudhë të vitit të shkuar, duke tejkaluar edhe pritshmëritë prej 54.5 miliardë.

Kreu i Apple, Tim Cook tha se kompania siguroi fitime edhe në këtë periudhë të vështirë, me dyqanet Apple të mbyllura në të gjithë botën, falë rritjes fenomenale të shitjeve online. Dhe për këtë ai tha se Kina në këtë rast është në drejtimin e duhur, sepse edhe online, vijon të mbetet tregu më i madh për Apple.

Pavarësisht se kërkesa për produkte Apple, kryesisht iPhone ra ndjeshëm në muajt shkurt dhe mars, falë kërkesave online dhe rritjes së fitimeve më duhet të them se këto janë muajt kur jam ndjerë më krenar se kurrë për Apple, shtoi Tim Cook.

Shitjet e produkteve Apple ranë me 7.2% në periudhën janar-mars 2020 në 28.9 miliardë dollarë. Por edhe pse shitjet në dyqane ranë, ato online njohën vetëm rritje me 22.%. Njerëz nga e gjithë bota porositën online këto muaj, kryesisht Ora Apple dhe AirPods.

Te ardhurat neto të kompanisë u rriten me 6.2% deri në fund të marsit, në shumën e 33.5 miliardë dollarëve, duke tejkaluar fitimet e 2019-ës për të njëjtën periudhë./Fjala.al/Burimi:BBC

Të fundit

Rusia nis eksportin e avionëve luftarakë Su-34M

Një avion Su-34M i konfiguruar për eksport, i lyer me një ngjyrë kamuflazhi të dallueshme, u vu re në...

Po gjuante për kafshë të egra, 53-vjeçari vret nga pakujdesia një shtetas

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në fshatin Bogdan të Beratit. Një 53-vjeçar dyshohet se ka qëlluar me armë gjahu me qëllim për të vrarë...

Reagon Ter Stegen, jep sqarimin pas akuzave mediatike

Pas kaosit të krijuar, heqjes së shiritit tē kapitenit, moslargimit dhe operimit, reagon portieri i Barcelonës, Ter Stegen. Deklarata e Marc-André Ter Stegen: “Këto muajt e...

Zjarr masiv në Kaliforni, evakuuohen mijëra njerëz

Një zjarr i madh që po përhapet me shpejtësi në veriperëndim të Los Anxhelosit ka shkaktuar evakuime të detyrueshme për mijëra banorë, pasi nxehtësia...

INSTAT: Një në dy shqiptarë ka një makinë

Një në dy shqiptarë ka një automjet. Të dhënat e INSTAT tregojnë se aktualisht në rrugët e Shqipërisë qarkullojnë mbi 1 milion mjete. Ndër to,...

Lajme të tjera

Web TV