FOTO/ Harry dhe Meghan blejnë një vilë për 10 mln $ në Los Angelos

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Shumë shpejt Meghan dhe Harry do të jenë fqinj me Ben Affleck dhe Tom Hansk. Çifti thuhet se ka rënë dakord të blejë vilën prej 10 milionë dollarësh, në kodrat e Los Angelos dhe po planifikojnë që shumë shpejt të zhvendosen aty bashkë me mami Dorian, punonjësen sociale, e cila do të kujdeset për të voglin Archie. Vila është në pronësi të producentit të filmit “Fast and Furious” Steve Chasman.

Meghan dhe Harry kanë kërkuar për ditë të tëra në këtë zonë, një shtëpi me një kopësht të madh për Archien. Sapo karantina të përfundojë, thotë një burim pranë ciftit, ata do të zhvendosen në shtëpitë e tyre të re. Vila luksoze ka një pishinë, një sallë kinemaje, 1 hektar tokë kopësht si dhe hapësirë të mjaftueshme për Archie, për të kaluar ditët.

Pasi u zhvendosën në Shtetet e Bshkuara të Amerikës nga Kanadaja, Harry dhe Meghan kanë jetuar në një shtëpi me qera ngjitur me Sir Elton John, me të cilin kanë kaluar ditë të këndshme, deri në shpërthimin e koronavirusit. Muajin e shkuar ata kanë shfaqur interes edhe për vilën e aktorit Mel Gibson në Malibu, në shitje për shumën e 12 milionë dollarëve por tashmë duket se Meghan e ka vendosur./Fjala.al/

Të fundit

“Une femme mariée”, shfaqet në Tiranë filmi që tronditi shoqërinë e kohës

Filmi i njohur francez “Une femme mariée” i regjisorit të njohur Jean-Luc Godard është shfaqur në Kinema Millenium me...

A do e konfirmojë Lideri Suprem Khamenei armëpushimin e Trump?

Armëpushimi midis Izraelit dhe Iranit i shpallur nga Donald Trump dje mbetet “i brishtë”, pasi ai fillimisht u shkel, derisa presidenti amerikan më në...

Zelensky ndërron “look”, heq uniformën ushtarake

Disa muaj pasi u përplas në Shtëpinë e Bardhë me gazetarin Brian Glenn për veshjen e tij, presidenti ukrainas është shfaqur me një tjetër...

Temperatura ferri do të pushtojnë Shqipërinë, qytetet që do të “piqen”

Vala e të nxehtit afrikan ka përfshirë vendin tonë me temperatura ekstremisht të larta. Sipas sinoptikantëve, vala do të do të zgjasë deri në...

“Shqiptarët na thanë në zgjedhje që mos t’i besohet më Berishës”

Ditën e sotme kemi hyrë në ditën e shtatë të rinumërimit. Ky proces është fare larg pretendimit se procesi ka qenë i manipuluar, aq...

Lajme të tjera

Web TV