Nuk pyet për koronavirus, Napoli e do më patjetër Marash Kumbullën

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Marash Kumbulla vijon të jetë një nga dëshirat kryesore të shumë klubeve të mëdha të futbollit, ndonëse ndodhen në vështirësi për shkak të pezullimit nga koronavirusi.

Merkatot e kësaj vere pritet të jenë të ndryshme nga ato që jemi më suar vitet e fundit, ku ka pasur blerje të shumta e shifra marramendëse. Situata e vështirë ekonomike ku ndodhen pjesa më e madhe e klubeve për të mos thënë të gjithë për shkak të pezullimeve apo edhe anullimeve të kampionateve, do e ulë shit-blerjen e futbollistëve.

Megjithatë dëshira për të pasur yllin e kombëtares shqiptare, 20-vjeçarin Marash Kumbulla në radhët e tyre, duket se do i çojë disa klube si Napoli, Interi, Chelsea dhe Manchester United drejt një shpenzimi të madh.

Napoli kërkon të futet sërish në negociata me Verona për të siguruar edhe shërbimet e Marash Kumbulla, por kjo gjë duket pak e vështirë pasi qendërmbrojtësi kuqezi ka shumë admirues të tjerë.

Megjithatë Napoli pritet të jetë një nga klubet më aktive në Serie A dhe tashmë disa lojtarë si Mertenz, Callejon e Koulibaly janë futur në listën e emra që mund të largohen dhe është e gatshme që të bëjë sakrifica për të marrë shqiptarin./Fjala.al/

 

Të fundit

Nxehtësi ekstreme në Emiratet e Bashkuara, temperatura deri 51.8 gradë

Emiratet e Bashkuara Arabe po përballen me një rritje të ndjeshme të temperaturave këtë verë, pas pranverës më të...

3 orë përballje me SPAK, Meta: Hetimet janë të fabrikuara

Ish-presidenti Ilir Meta la qelinë e paraburgimit 313 dhe u paraqit mesditën e së hënës në Prokurorinë e Posaçme, ku iu komunikua mbyllja e...

Kush i gjuan penalltite te Real Madrid? Xabi Alonso merr vendimin final

Duke qenë se sezonin e kaluar, Real Madrid humbi një të tretën e penalltive të dhëna, nga 19 në total, duke ndezur një debat...

Fakulteti i Sigurisë dhe Hetimit, Policia e Shtetit bën njoftimin

Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit ka dalë me një njoftim zyrtar lidhur me plotësimin e formularit për të gjithë efektivët të cilët...

Stuhia ‘Floris’ godet Britaninë dhe Irlandën, mijëra familje mbeten pa energji elektrike

Britania dhe Irlanda janë goditur këtë të hënë nga një stuhi e fuqishme “Floris” dhe me erërat me shpejtësi që tejkalonin 160 km/orë. Kjo situatë...

Lajme të tjera

Web TV