Ditën e djeshme policia ka arrestuar Bledar Muçën, i cili akuzohet se ka përplasur me makinë një efektivë të policisë së burgjeve, Hekuran Pishën, ndërsa ky i fundit ishte duke lëvizur me motor.
Por ditën e sotme bëhet me dije se i arrestuari, Bledar Muça është liruar nga Policia e Elbasanit ende pa mbushur 24 orë ne qeli. Raportohet se Muça është liruar nga Komisariati pasi i dëmtuari nuk ka pasur dëmtime të rënda që të plotësohej dosja për plagosje të rëndë.
Ndërkohë efektivi i policisë, Hekuran Pisha akuzohet për “Drejtim e mjetit në gjendje të parregullt”, si dhe është marrë masa e “Detyrimit për tu paraqitur në prokurori”, pasi gardiani nuk kishte patent për motorin.