Altin Ndoci shkoi në varrimin dhe të 3-tat e vëllezërve Haxhia, madje la dhe qokë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Altin Ndoci, i arrestuari për vrasjen e vëllezërve Haxhia, ka marrë pjesë në varrimin dhe të 3-tat e tyre duke u paraqitur me emër të rremë, madje ai ka lënë një qokë prej 28 mijë lekësh. Kur është pyetur nga familjarët e të ndjerëve se kush ishte, ai u ka thënë atyre një emër të rremë.

Kjo ka qenë dhe një nga dyshimet që e çoi Policinë në arrestimin e tij, përveç shenjave të gishtave të tij të gjetura në automjetin gri që autorët përdorën për vrasjen dhe e braktisën më pas në Shkozë.

Ndërsa para dy ditësh Gjykata e Durrësit dha masën e sigurisë “arrest me burg” për Altin Ndocin dhe Klevis Allën, të cilët akuzohen për vrasjen e dy vëllezërve Haxhia dhe për ekzekutimet e Anxhelo Avdisë e Dorian Shkozës.

Kjo seancë u zhvillua në Gjykatën e Durrës nën masa të rrepta sigurie. BW raporton se detaji që ka fundosur autorët është një pjesë xhami e ‘Toyota-s’ me xhama të zinj, që atentatorët përdorën gjatë vrasjes. Copa e xhamit u gjet në vendngjarje, ndërsa makina është kapur edhe nga kamerat e sigurisë së një subjekti aty pranë./Fjala.al

Të fundit

Ben Blushi: Pse nuk i kuptoj biznesmenët e Shqipërisë

Njoh shumë nga biznesmenët e Shqipërisë. Janë manipulatorë të admirueshëm. Ata kanë një teknikë marramendëse për të t’i nxjerrë...

Luka Modric prezantohet te Milan dhe tregon objektivin e tij

Luka Modric është prezantuar zyrtarisht pasditen e sotme te Milan, ku ka folur gjerë e gjatë si dhe ka zbuluar objektivin minimal të kuqezinjve...

“Vdekje për shqiptarët”, thirrjet raciste në ndeshjen e basketbollit në RMV

Federata Shqiptare e Basketbollit (FSHB) ka njoftuar se ka denoncuar zyrtarisht në Federatën Ndërkombëtare të Basketbollit (FIBA) thirrjet raciste kundër shqiptarëve në prani të...

Shiu dhe breshëri godasin Kosovën, përmbytje dhe kaos në qarkullim

Gjatë pasdites së sotme, reshje të dendura shiu të shoqëruara me breshër kanë përfshirë disa zona të Kosovës, duke shkaktuar përmbytje dhe probleme serioze...

Gjysmë ore shi, përmbytet Tirana! Rrugët kthehen në lumenj

Pasditen e kësaj të hëne kryeqyteti u përfshi nga reshje të dendura shiu. Ndonëse këto reshje zgjatën për pak minuta, rrugët e Tiranës u...

Lajme të tjera

Web TV