Billie Eilish dhe Taylor Swift nxisin të ardhura 20 mld $ në industrinë e muzikës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Industria e muzikës ka gjeneruar për vitin 2019 plot 20 miliardë dollarë, për herë të parë që prej vitit 2005.

Sajtet e transmetimit të videove dhe muzikës si Spotify dhe Apple Music kanë shënuar sukses, duke llogaritur të ardhura prej 11.4 miliardë dollarë.

Billie Eilish ka kryesuar fitimet me këngët e saj single ndërsa grupi muzikor japinez Arashi ka kryesuar vitin e shkuar fitimet si albumi më i suksesshëm.

Albumi i tyre në 20 vjetorin e krijimit, arriti rekordin me 3.3 milionë kopje të shitura në mbarë botën. Ndërkohë Taylor Swift pozicionohet në vend të dytë, me 3.2 milionë kopje të albumit të shitura gjatë 2019-ës.

Nëse kombinohen këngët single dhe albume, Swift është padyshim artistja më e shitur në botë, për herë të parë në karrierën e saj që prej 2014. Në total, të ardhurat nga industria muzikore gjatë vitit të shkuar u rritën me 8.2%, duke shënuar rritje të vazhdueshme për të pestin vit në radhë.

Tregu britanik qëndron në krye, duke vijuar më pas me pjesën tjetër të Europës, SHBA dhe Japoninë.

Të fundit

Izraeli nuk tërhiqet, tanket po përparojnë në Gaza

Forcat izraelite po vazhdojnë ofensivën e tyre në Rripin e Gazës, me tanke që përparojnë drejt korridorit të Moragut,...

Flakët përhapen me shpejtësi në Gramsh, pritet ndërhyrje nga ajri

Gjatë orëve të mbrëmjes të kësaj të diele një vatër zjarri është shfaqur në afërsi të fshatit Sojnik, në Gramsh. Burime për mediat bëjnë me...

Fotot me autorin e vrasjes në Gjilan, reagon për herë të parë Osmani

Presidentja e Kosovës ka shprehur keqardhje për humbjen e tre jetëve në Gjilan dhe përcolli ngushëllime për familjet e viktimave. Ajo u bëri thirrje organeve...

“Joan Gamper”, Barcelona i jep leksione Como-s

Barcelona ka fituar 5-0 ndaj Como në stadiumin “Johan Cruyff”, miqësore e vlefshme për trofeun e përvitshëm “Joan Gamper”. Ishte Fermin Lopez që zhbllokoi...

Arbana Osmani marton vëllain! Fjalimi që na shkriu zemrat

Me emocione, shumë lot gëzimi e një ceremonie të kuruar deri në detajin më të vogël, vëllai i moderatores ikonë të ekraneve shqiptare, Arbana...

Lajme të tjera

Web TV