Ekzekutimi i vëllezërve Haxhia dhe lidhja me grabitjen në Rinas/ Zbardhet dëshmia e Klevis Allës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Është zbardhur dëshmia e një prej të akuzuarve kryesor për vrasjen e dy vëllezërve Haxhia në qytetin e Durrësit pak ditë më parë.

22-vjeçari, Klevis Alla ka dëshmuar në Polici se vëllezërit Besmir dhe Viktor Haxhia, kishin strehuar në banesë një nga grabitësit e Rinasit si dhe kishin marrë pjesë në 4 ngjarje kriminale.

“Dy vëllezërit Haxhia strehuan në banesë një nga grabitësit e Rinasit. Unë kam marrë pjesë në të paktën 4 ngjarje kriminale”, ka thënë ai.

Ndërsa para dy ditësh Gjykata e Durrësit dha masën e sigurisë “arrest me burg” për Altin Ndocin dhe Klevis Allën, të cilët akuzohen për vrasjen e dy vëllezërve Haxhia dhe për ekzekutimet e Anxhelo Avdisë e Dorian Shkozës.

Kjo seancë u zhvillua në Gjykatën e Durrës  nën masa të rrepta sigurie. BË raporton se detaji që ka fundosur autorët është një pjesë xhami e ‘Toyota-s’ me xhama të zinj, që atentatorët përdorën gjatë vrasjes. Copa e xhamit u gjet në vendngjarje, ndërsa makina është kapur edhe nga kamerat e sigurisë së një subjekti aty pranë./Fjala.al/

Të fundit

Zhduken gruaja dhe djali i mitur në Shkodër, burri kërkon ndihmë për gjetjen e fëmijës

Gjovalin Mikaj ka denoncuar në Policinë e Shkodrës zhdukjen e bashkëshortes së tij, Klaudia Hiluku, dhe djalit të tyre...

Kur prishen pazaret e drogës!/ Sherr mes Orges Mollës dhe Emri Hysenajt në Sky ECC

Gazetarja Klodiana Lala ka siguruar për News24 dosjen në lidhje me hetimet për Operacioni “Ura” ku transkriptohen edhe bisedat mes anëtarëve të grupit në...

Zgjedhjet e 11 majit, KSHZ miraton rezultatet për qarqet Tiranë, Durrës, Elbasan

Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve miratoi sot Tabelat Përmbledhëse të Rezultateve për subjektet zgjedhore dhe kandidatët për deputetë, për qarqet Tiranë, Durrës, Elbasan për zgjedhjet...

Prekëse/ Vajza e Dr. Florit këndon këngën e të atit, artistët shperthejnë në lot (Video)

Spektakël, emocione dhe lot! Kënga, shpirti dhe dashuria për Dr. Florin u ndezën sërish në një nga momentet më prekëse të vitit. Vajza e artistit të...

Denoncimi i Berishës: Famozin Arkend Balla e kanë projektuar për ministër të Brendshëm

Kreu i PD-së, Sali Berisha, ka denoncuar në një deklaratë për mediat se Arkend Balla, i cili ka kandiduar për Durrësin dhe është më...

Lajme të tjera

Web TV