Shkarkim nga detyra? Meta i përgjigjet në “Hard Talk” kërcënimeve të mazhorancës

Edhe pse është vendosur një paqe për shkak të pandemisë së koronavirusit, mazhoranca nuk është tërhequr zyrtarisht nga hetimi dhe përpjekja për të shkarkuar Ilir Metën nga detyra e Presidentit të Republikës. Megjithatë, në emisionin “Hard Talk” në Fjala.al, Meta theksoi se kjo çështje nuk i ngjall asnjë emocion.

Roland Qafoku: A do ta kërkoni një mandat të dytë?

Kjo nuk është një çështje të cilën as e kam menduar dhe as kam ndërmend ta mendoj ashtu sikurse nuk mendova dhe kur u zgjodha për herë të parë, dhe ju e dini shumë mirë se zgjedhja ime ishte e imponuar nga disa rrethana anormale të krijuara nga bojkoti i opozitës në zgjedhjet e përgjithshme, dhe unë u përpoqa të gjeja një zgjidhje gjithëpërfshirëse duke nxitur edhe një paketë ku posti i Presidentit do t’i takonte opozitës gjë të cilën opozita e refuzoi. Më pas unë pranova që në këto rrethana më mirë të zgjidhesha unë sesa dikush që do ishte lehtësisht i ndikueshëm nga partia kryesore në pushtet.

Roland Qafoku: Do t’ju shkarkojë mazhoranca?

Kjo është një pyetje që nuk më zgjon asnjë lloj emocioni dhe të cilës i jam përgjigjur me kohë për arsye sepse institucioni i Presidentit mund të ketë mjaft kritika legjitime, ndonjëherë mi bën edhe vajza ime kur më thotë mos bëj postime në këtë mënyrë.

LSI-ja pa Metën kryetar, Presidenti tregon gabimin e madh që ka bërë partia

https://youtu.be/liiI_aZ10W8