Rudina Dembaçaj është shumë e komentuar në rrjetet sociale. Ndarja nga ish-bashkëshorti i saj ka shkaktuar shumë polemika dhe lidhja e saj me ish-deputetin Mark Frroku ka qenë në qendër të mediave rozë.
Moderatorja dhe aktorja poston shpesh foto nga jeta e saj e përditshme, sidomos gjatë këtyre ditëve që ndodhet në karantinë ka postuar edhe foto me Mark Frrokun.
Së fundi ajo na ka treguar për pjesëtarin më të ri të familjes që është një qen, të cilin Rudina e ka quajtur Gjyste. Por nuk kanë munguar dhe komentet e ndjekësve të saj.
“Mund t’ia kishe vënë emrin edhe Rudina, me që nëse i kë vendosur një emër njeriu”- shkruan një nga komentueset. Dhe sigurisht që Rudina nuk ka qëndruar pa ia kthyer. “Po nuk do dinim me cilën Rudine e kanë”- ka shkruar Rudina Dembaçaj.