Shtohen 17 raste të reja me Covid-19 në Shqipëri

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Gjatë 24 orëve të fundit janë zhvilluar 270 testime për persona të cilët dyshoheshin dhe prej tyre kanë rezultuar pozitive me koronavirus 17 persona, duke çuar numrin e përgjithshëm e të infektuarve në vend në 820.

Rastet e reja janë përkatësisht: 9 në Tiranë, 5 në Krujë dhe 3 në Kamëz. Bëhet me dije se 3 rastet e konfirmuara pozitive në bashkinë e Kamzës janë një familje.

Që nga fillimi i epidemisë deri më sot janë konfirmuar pozitivë me COVID-19 në të gjithë vendin 820 qytetarë ndërsa 70% e tyre janë shëruar. Aktualisht janë 219 persona aktivë me COVID19.

Njoftimi:

Covid19, Ministria e Shëndetësisë: 17 raste të reja në 24 orët e fundit

Nga 820 të prekur që nga fillimi I epidemisë, 70 % e tyre janë shëruar
Dr. Albana Fico
Instituti i Shëndetit Publik

Situata epidemiologjike po monitorohet me shumë kujdes nga të gjitha strukturat e shëndetësisë. Në këtë situatë të lehtësimit të masave, është rritur vigjilenca për gjurmimin, testimin dhe identifikimin në kohë të rasteve të dyshuara me COVID19 si dhe kontakteve të tyre.

Gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 270 testime për persona të dyshuar me COVID-19 dhe prej tyre rezultojnë 17 raste pozitive.

11 të prekur janë kontakte të rasteve të mëparshme pozitivë me COVID19, ndërsa për 6 të prekur po vijon hetimi epidemiologjik në terren.

Rastet pozitive të ditës së sotme janë të shpërndara përkatësisht, 9 raste në Tiranë, 5 raste në Krujë dhe Kamza me 3 raste, vatër familjare.

Që nga fillimi i epidemisë deri më sot janë konfirmuar pozitivë me COVID-19 në të gjithë vendin 820 qytetarë ndërsa 70 % e tyre janë shëruar. Aktualisht janë 219 persona aktivë me COVID19.

Lexo edhe :  6 korrik 1943 – Masakra e Borovës: Kujtesa për 107 të vrarët e të djegurit pa faj

Siç shihet, ka një rritje të rasteve në 24 orët e fundit, jo vetëm në numrin e rasteve të identifikuara por edhe shtrimet në spital janë shtuar. Në dy spitalet COVID, sot kemi 38 të shtruar nga të cilët 8 janë në terapi intensive.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale apelon për qytetarët që të vazhdojnë të respektojnë distancimin fizik dhe të mbajnë higjienën personale, po ashtu bizneset e hapura të respektojnë me rigorozitet protokollet e sigurisë.

Ftojmë qytetarët të mos neglizhojnë shenjat e COVID19 dhe të telefonojnë menjëherë urgjencën kombëtare 127 në rast se kanë dyshime se janë të prekur nga ky virus.

Për të kontaktuar mjekun e familjes, për pyetje në lidhje me COVID19, për këshillim psikologjik në rast të shfaqjes së shenjave të ankthit apo shqetësime të tjera, ju lutemi, telefononi në linjën e gjelbër 0800 40-40.

Harta e COVID-19në Shqipëri 5 Maj 2020

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive është si vijon:
Tiranë 99
Krujë 81
Shkodër 15
Kurbin 9
Elbasan 3
Kamëz 3
Kukës 2
Mirditë 2
Berat 2
Durrës 1
Korçë 1
Lezhë 1

Të fundit

Kim Jong‑un përballë drejtësisë/ Abuzime seksuale dhe krime kundër njerëzimit

Një dezertuese nga Koreja e Veriut po ngre padi civile dhe penale kundër udhëheqësit të vendit, Kim Jong Un...

Ndryshimi i madh në fluturime brenda zonës Schengen, mjafton vetëm bileta e avionit

Pas një prove në disa fluturime të veçanta, tani rregulli i ri pritet të vlejë për të gjitha fluturimet kombëtare në Itali dhe ato...

Akti heroik i kapitenit të anijes/ Shkodra përulet për Arben Anamalin

Akti i heroik i kapitenit Arben Anamali nuk ka lartësuar vetëm emrin e tij dhe vlerat e humanizmit njerëzor, por edhe një qytet të...

‘Po presin për revolucion imagjinar!’/ Deputetët e PD i urrejnë dhe në lagjet e tyre

Myslim Murrizi ka “uruar” për fillimin e pushimeve, drejtuesit e Partisë Demokratike. Sipas tij, në shtator ata di rikthehen në Kuvend e do bëjnë shou,...

Sezoni turistik me sfida/ DHAT kërkon zgjidhje për ujin, mbetjet dhe fuqinë punëtore

Dhoma Amerikane e Tregtisë përmes një deklarate adreson problematikat e sezonit turistik në Shqipëri i cili ndodhet në pikun e tij. DHAT rendit si shqetësime...

Lajme të tjera

Web TV