Ja pse vendet e pasura u goditën më keq nga koronavirusi se shtetet e tjera

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Harta e përhapjes së epidemisë së koronavirusit në Evropë tregon qartë se vendet e pasura të Evropës Perëndimore e kanë pësuar më shumë sesa ato vende anëtare të BE-së që vijnë nga Evropa Lindore, kurse përshtypja e parë është reagimi i hershëm dhe vënia e masave kufizuese.

Madje vendet më të prekura në Evropën Qendrore dhe Lindore kanë shkallën më të ulët të infeksionit dhe vdekjeve në një milionë njerëz sesa vendet e Evropës Perëndimore, e sipas disa treguesve, një gjë e tillë është shumë për t’u habitur.

Për shembull, Sllovakia i ka vetëm 1.423 raste me COVID-19 dhe 25 tjerë që kanë humbur jetën. Austria fqinje, që shumë e konsiderojnë si të suksesshme në luftimin e koronavirusit, i ka 10 herë më shumë qytetarë të infektuar dhe 20 herë më shumë raste të vdekjeve, shkruan The Guardian.

Për këtë ka mundur të ndikojnë faktorë të ndryshëm në vende të ndryshme: jetëgjatësia e ulët, që do të thotë se një popullsi më e vogël e prekshme dhe më e vjetër, dendësia e ulët e popullsisë, trafiku ajror më i paktë me Kinën, shkalla e ulët e testimeve apo thjesht fati.

Parandalimit të përhapjes së koronavirusit i ka kontribuar edhe mbajtja e maskave mbrojtëse që në Çeki dhe Sllovaki kanë qenë të obliguara qysh në fillim të epidemisë, të cilat shumë më vonë filluan t’i aplikojnë edhe vendet tjera të Evropës.

Por, arsyeja kryesore duket të jetë vënia e hershme e masave të karantinimit dhe kufizimit të lëvizjes, nga ana e të gjitha vendeve të rajonit.

Ndërsa në Britani të Madhe dhe vendet tjera të Evropës Perëndimore, ngjarjet publike dhe tubimet lejoheshin edhe në javën e dytë dhe të tretë të marsit, në Evropën Qendrore dhe atë Lindore, qeveritë e panë se çfarë po ndodhte në Itali dhe kështu menjëherë vënë masat kufizuese.

Të fundit

Juventus mposht minimalisht Cagliarin dhe merr fitoren e katërt radhazi në Serie A

Juventusi regjistroi fitoren e katërt radhazi në kampionat, teksa mposhti mbrëmjen e sotme Cagliarin me rezultatin 0-1 në duelin...

“Efkaristo poli”, pa asnjë arsye, Berisha iu flet greqisht shqiptarëve të Athinës

“Efkaristo poli!” Me këto fjalë e nisi takimin elektoral në Athinë, kryedemokrati Sali Berisha, dhe arsyeja mbetet mister pse duhej t’u fliste greqisht shqiptarëve?! Kreu...

“Për ty shita 200 krerë dele!”/ Samiu i numëron gabimet të birit: U gënjeve në Facebook!

Në konfliktin mes Samiut dhe Mariusit në “Shihemi në Gjyq” ku babai i kërkon djalit të largohet nga shtëpia, shtohet edhe diçka tjetër: kontributi...

Basha uron CDU-në për fitoren: Mbështetje e madhe për Shqipërinë

Kryetari i Partisë Demokratike-Demokratët Euroatlantikë, Lulzim Basha, ka përgëzuar CDU-në për fitoren në zgjedhjet në Gjermani, duke e cilësuar atë si një hap të...

Lideri i CDU/CSU-së shpall fitoren: Nuk kemi kohë për të humbur

Lideri i CDU/CSU, i cili me shumë gjasa do të jetë kancelari i ri gjerman, shpalli pasditen e së dielës fitoren. Friedrich Merz foli për...

Lajme të tjera

Web TV