Këngëtarja Lady Gaga ka dhënë një intervistë ku duket shumë e prekur për Italin e cila është një nga vendet më të prekura në botë nga koronavirusi. Në këtë video e shikojmë këngëtaren të flas e përlotur për të gjithë ata që janë duke luftuar me pandemin.
“Më vjen shumë keq për të gjithë personat që po vuajnë në këto momente në Itali. Ju dua. Dua t`ju them se jeni në zemrën dhe lutjet e mia. E gjithë kjo do të kalojë, duhet të mbështesim njëri-tjetrin”, u shpreh ylli I muzikës botërore në një videomesazh nga Los Angeles duke mbajtur me vështirësi lotët.