Shtohen 12 raste të reja me koronavirus në Shqipëri

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Janë konfirmuar poztivë me koronavirus 12 raste të reja në Shqipëri, duke e çuar numrin e përgjithshëm e të infektuarvë në 832.

Ministria e Shëndetësisë bën me dije rastet e reja janë kontakte të personave të indetifikuar më parë me Covid-19.

Ndërkohë nga 832 raste të konfirmuara në Shqipëri që nga momenti i shpërthimit të koroanvirusit, vazhdojnë të jenë aktive 206 raste.

Njoftimi:

COVID-19/ Ministria e Shëndetësisë: 12 raste të reja, shkon në 832 numri i të prekurve 25 të shëruar gjatë 24 orëve të fundit. Shkon në 395 numri i të shëruarve Prof. Mira Rakacolli Zv/ Ministre e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale në informimin e sotëm në lidhje me situatën e Covid-19 ju bëjmë me dije së gjatë 24 orëve të fundit janë evidentuar 12 raste të reja pozitive nga testimi i 255 personave të dyshuar si bartës të këtij infeksioni ose të sëmurë. Pjesa më e madhe e tyre janë kontakte të rasteve të konfirmuara më parë dhe të gjetura nga hetimi epidemiologjik.

Rastet pozitive të ditës së sotme janë të shpërndara si vijon: Në Fier 3 të prekur, 3 në Krujë, 3 në Kamëz, 2 në Shkodër dhe 1 rast në Tiranë.

Me shtimin e rasteve të sotme, numri i të prekurve nga Covid-19 shkon në 832.
Prej tyre janë tashmë të shëruar 595 persona dhe vazhdojnë të jenë aktivë 206 persona.

Në dy spitalet COVID, në spitalin infektiv dhe spitalin “Shefqet Ndroqi”, aktualisht janë të shtruar 36 pacientë dhe vetëm 8 prej tyre janë në terapi intensive.
Pjesa tjetër po ndiqen nga mjeku i familjes ose janë asimptomatikë.

Situata epidemiologjike e infeksionit Sars Cov 2 dhe sëmundjen Covid 19 në Shqipëri, po monitorohet me shumë kujdes nga të gjitha strukturat shëndetësore. Veçanërisht në këtë situatë të lehtësimit të masave, është rritur vigjilenca për gjurmimin, testimin dhe identifikimin në kohë të rasteve të dyshuara me COVID19 si dhe kontakteve të tyre, në mënyrë që situata të vazhdojë të mbahet në kontroll.

Lexo edhe :  Berisha nis përrallat: PS bleu vota me bimë kanabisi, vlera 1 mijë euro produkti

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale apelon për qytetarët që të vazhdojnë të respektojnë masat e rekomanduara nga autoritetet shëndetësore sidomos distancimi fizik si një nga mjetet më efikase të parandalimit të infeksionit. Po ashtu bizneset e hapura duhet të respektojnë me rigorozitet protokollet e sigurisë, në mbrojtje të shëndetit publik dhe të parandalimit të shtimit të infeksionit.

Ftojmë qytetarët të mos neglizhojnë shenjat e COVID19 dhe të telefonojnë menjëherë urgjencën kombëtare 127 në rast se kanë dyshime se janë të prekur nga ky virus.
Për të kontaktuar mjekun e familjes, për pyetje në lidhje me COVID19, për këshillim psikologjik në rast të shfaqjes së shenjave të ankthit apo shqetësime të tjera, ju lutemi, telefononi në linjën e gjelbër 0800 40-40.

COVID-19 – Statistika (6 Maj 2020)

Teste të kryera 9531
Raste pozitive 832
Raste të shëruara 595
Raste Aktive 206
Humbje jete 31 (Qarku Tiranë 18, Durrës 6, Fier 3, Vlorë 1, Shkodër 2, Kukës 1)

Harta-e-COVID-19-në-Shqipëri-6-Maj-2020.jpg

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive është si vijon:

Tiranë 98
Krujë 69
Shkodër 16
Kamëz 6
Kurbin 4
Elbasan 3
Fier 3
Mirditë 2
Berat 2
Durrës 1
Korçë 1
Lezhë 1

Të fundit

Rusia lëshon 273 dronë drejt Ukrainës/ Sulmi më i madh që nga nisja e luftës

Sipas forcave ajrore të Ukrainës, gjithsej 273 mjete ajrore pa pilot u lëshuan nga Rusia gjatë natës, duke shënuar...

E rëndë në Roskovec/ E zuri poshtë muri rrethues i banesës, humb jetën 4-vjeçarja

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mesditën e kësaj të diele në Roskovec. Muri rrethues i një banese është shembur duke zënë poshtë një...

Ceremoninë e përurimit të Papa Leoni XIV! Begaj takohet me Atin e Shenjtë

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, kryesoi delegacionin shqiptar që mori pjesë në Vatikan në ceremoninë e inaugurimit të Papa Leoni XIV, ku merrnin pjesë personalitete të...

Asgjësohen 625 bimë kanabisi në qarkun e Shkodrës, procedohen tre persona

Policia ka asgjësuar 625 bimë kanabisi në qarkun e Shkodrës. Gjatë operacionit policor të koduar “Koordinata”, në njësitë administrative Postribë dhe Rrethina, u zbuluan dhe...

Zbulohen dokumentet sekrete, pse filloi sulmi i 7 tetorit nga Hamasi ndaj Izraelit?

Udhëheqësit kryesorë të grupit palestinez Hamas nisën sulmin e tyre ndaj Izraelit më 7 tetor 2023, me qëllim që të pengonin negociatat e paqes...

Lajme të tjera

Web TV