Ja çfarë fshihet pas shkarkimit të pedagoges Majlinda Keta

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Universiteti i Tiranës ka shkarkuar Majlinda Ketën si pedagoge në Fakultetin e Shkencave Sociale.

Urdhri është firmosur nga rektori Mynyr Koni, me pretendimin se pedagogia ka kryer një sërë shkeljesh që lidhen me masat e marra për periudhën e pandemisë së koronavirusit.

Në vendimin e rektorit Konit thuhet se Keta shkarkohet nga kjo detyrë, pasi në mënyrë të paligjshme dhe të paprecedentë nxori urdhrin për zgjedhjet ne Universitetin e Tiranës.

Ndër të tjera në arsyet e renditura për shkarkimin nga detyra është se “ka shkelur në mënyrë flagrante rregulloren për organizimin e zgjedhjeve për autoritetet dhe Senatin Akademik të UT, duke përgatitur, firmosur dhe dërguar me e-mail edhe në formë shkresore dokumente, të cilat janë në shkelje të rregullores së sipërcituar”

Por, nga tjetër burime pranë anëtarëve të KIZ shprehen me këtë vendim bllokohen zgjedhjet në universitete.

Gjithashtu, mësohet se një pjesë e stafit pedagogjik mendojnë se shkarkimi i Ketës nuk ka lidhje me masat ndaj koronavirusit, por me arsye të tjera që lidhen me qëndrimin në detyrë të rektorit dhe dekanëve.

Këtë fakt e përcakton edhe një letër e rektorit të Universitetit të Tiranës, Mynyr Koni drejtuar ministres së Arsimit, Besa Shahini që të shtyjë zgjedhjet për autoritetet dhe organet drejtuese në institucionet publike të arsimit të lartë në vend.

Në letrën e tij rektori Koni i kërkon ministres Besa Shahini që të bëjë ndryshimin e urdhrit deri në shfuqizimin e Vendimit të Këshillit të Ministrave për shpalljen e fatkeqësisë natyrore në vend si dhe të urdhrave të Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale.

“…jeni duke përjashtuar mbi 15 mijë studentë të Universitetit të Tiranës nga procesi zgjedhor dhe e drejta e tyre ligjore për të zgjedhur dhe për t’u zgjedhur”, shkruan Koni në letrën e tij.

Lexo edhe :  Nesër Konferenca e Pestë ndërqeveritare, Rama kryeson delegacionin në Bruksel

Të fundit

Skandal në Gramsh, 70 fëmijë helmohen nga ushqimi në kopsht

Gjatë gjithë kësaj jave dhjetëra fëmijë në Gramsh kanë shfaqur sheja helmimi i cili dyshohet se ka ardhur nga...

Izraeli vret 9 fëmijët e një mjekeje në Gaza, regjistrohen 70 viktima në 24 orë

Një sulm ajror izraelit në Gaza goditi shtëpinë e një mjekeje dhe vrau nëntë nga 10 fëmijët e saj. Këtë e konfirmon spitali Nasser...

Avioni që mban avionë… Si do ta përdorë SHBA këtë makineri gjigante?

Shtetet e Bashkuara të Amerikës po shqyrtojnë mundësinë e përdorimit të një prej arritjeve më mbresëlënëse të inxhinierisë ajrore - aeroplanin WindRunner, aktualisht në...

E bujshme: Cristiano Ronaldo drejt Kupës së Botës për Klube!

Presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino, ka lënë të hapur mundësinë që Cristiano Ronaldo të marrë pjesë në Kupën e Botës për Klube që zhvillohet...

Jessica Alba në një romancë të re, pas divorcit të bujshëm

Jessica Alba duket se ka rigjetur dashurinë! Pas divorcit para 5 muajsh, aktorja u pa duke u puthur me një burrë misterioz në Londër,...

Lajme të tjera

Web TV