Drama e jetës së Maks Velos/Dëshmia e ish-gruas që e çoi në burg

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Historia e jetës së Maks Velos është ndoshta një simbol se si funksiononte komunizmi duke shkatërruar shoqërinë deri në bërthamën më të fortë e të shenjtë, atë të familjes.

I denoncuar nga ish-gruaja dhe miqtë e tij ai u arrestua dhe përfundoi në burg dhe iu shkatërruan më shumë se 200 vepra arti nga regjimi diktatorial.

Në një nga rrëfimet e tij në media pas viteve ’90 ai ka rrëfyer se u njoh dhe u dashurua me një vajzë, që vetëm pas martesës do të zbulonte se ishte agjente e Sigurimit të Shtetit dhe faktori kryesor në dënimin e tij 10 vjeçar.

Shumë vite më vonë ai do të lexonte dhe dëshminë e njeriut më të afërt të tij që e çoi drejt arrestimit.

Gazeta Fjala boton këtë dëshmi marrë nga dosja e plotë hetimore të Velos.DËSHMITARJA
/ Luçiana Naraçi /
Dëshmitarja u pyet rreth çështjes dhe deklaroi:
Unë kam qenë e martuar me Maks Velon dhe me të kam një fëmijë. Në
vitin 1976 jam ndarë nga ai dhe tani banoj pranë nënës sime. Gjatë kohës
që unë kam qenë e martuar me Maksin tek ai kisha konstatuar se kishte
koncepte dhe mbante qëndrim të huaj ndaj gruas. Po ashtu kisha vënë re
se ai ishte i dhënë shumë pas artit dekadent dhe për këtë më ka treguar një
libër të Pikasos që ia kishte dërguar një franceze, të cilën e kishte njohur
përpara se të martohej me mua. Për Pikason më ka thënë se është piktor
i madh. Më kujtohet biseda me të, që më ka thënë se: “Nuk ka përse të
pikturosh në mënyrë realiste për faktin se në mënyrë realiste del në fotografi,
kurse piktori në çdo pikturë duhet të fusë ndjenjat e tij, kështu për rrjedhim,
piktura e realizmit socialist nuk mundet që të shprehë atë që mendon ose
kërkon që të shprehësh”. Në përgjithësi për pikturën me Maksin nuk kam
biseduar shumë. Dua të shtoj se gjatë kohës që ai ishte i martuar me mua ka
MAKS VELO, JETË PARALELE 135
bërë edhe një skandal me një grua tjetër, të cilën unë e kam marrë vesh pasi
jam ndarë nga ai.
Maksi në shtëpinë e tij kishte piktura që nuk i përgjigjeshin realizmit
socialist. Për këto piktura ai më ka thënë “se po të ishin jashtë shtetit do
të kushtonin miliona lekë, se këto i përgjigjen realitetit, se çdo gjë shkon
përpara. Njerëzit po të duan të paraqesin një gjë ashtu si është e fotografojnë
aty dhe nuk e pikturojnë. Prandaj piktura nuk duhet të jetë krejtësisht
realiste”.
Pasi është dënuar Fadil Paçrami, në një bisedë që kanë bërë në shtëpinë
e Maksit, unë kam qenë aty dhe kam dëgjuar Maksi të thotë: “Fadil Paçrami
qëndroi si burrat dhe nuk e dha veten”. Këtë bisedë e kam dëgjuar kalimthi
kur ai bisedonte me njerëzit e shtëpisë së tij. Kur i është rrëzuar stalla në
kooperativë, Maksi priste që të arrestohej dhe ata kanë marrë disa libra dhe
i kanë djegur. Se çfarë librash kanë djegur nuk e di. Në kohën që Maksi
është dënuar për riedukim dhe është dërguar në fshat më ka thënë mua se
“më kanë dënuar kot. Këta nuk dinë t’i vlerësojnë njerëzit. Mua më hoqën
se jam i zoti”. Duke biseduar për të ardhurat që merrte ai në kohën që unë
banoja te nëna, i kam thënë Maksit që t’i dilte për zot familjes që kishim
bashkë, por Maksi më ka thënë se “ato para që unë marr, nuk më dalin për
të jetuar për vete dhe jo të mbaj fëmijën”. Në bisedat e ndryshme që kam
bërë me Maksin, ai më ka thënë se këtu në Shqipëri nuk vlerësohet ashtu
siç duhet puna e artit, e këtë ma ilustronte duke thënë se “ja pikturat e mia,
po të ishin jashtë shtetit do të vlerësoheshin me miliona lekë. Kështu më
ka thënë ajo francezja, ndërsa këtu te ne këto nuk i vlerësojnë”. Me sa di
unë Maksi ka pasur marrëdhënie me një franceze që ka ardhur në vendin
tonë për të bërë studime albanalogjike. Ajo i ka vajtur në shtëpi Maksit dhe
ai ka pasur korrespondencë me të. Kur ka ikur francezja Maksi ka pasur
korrespondencë me të dhe asaj i ka dhënë disa piktura, kurse ajo nga Franca
i ka dërguar librin e Pikasos. Por, gjithashtu, Maksi ka thënë se jashtë shtetit
ashtu siç i kishte thënë ajo francezja jetohet mirë, se në Francë njerëzit e zotë
vlerësohen shumë dhe marrin të ardhura të mira dhe jo si këtu në vendin
tonë. Më ka thënë se “po të ishin veprat e mia në Francë do të vlerësoheshin
shumë dhe jo si këtu në Shqipëri që nuk i vlerëson njeri”. Duke më biseduar
për Pikason, Maksi më ka thënë se ai është njeri shumë i zoti dhe ka vlera të
mëdha artistike. Duke biseduar me nënën e Maksit, Ani Velo, më ka thënë
se në shtëpinë e tyre kishte shkuar edhe një greke dhe i kishte parë pikturat e
Maksit dhe i kishte pëlqyer si ajo francezja. Maksi në shtëpinë e nënës sime
136 ALDA BARDHYLI
ka lënë dy libra të karikaturistit francez Zhan Ejfel, në gjuhën ruse. Këta
libra tregojnë krijimin e njeriut nga Zoti, si dhe krijimin e botës nga Zoti.
Që të dy këta libra i kam dorëzuar në organet kompetente. Dua të them se
në shtëpinë e Maksit unë kam gjetur edhe një fotografi që kishte dalë së
bashku më vëllain e tij me uniformën e fashizmit.
Në këtë proces dua të sqaroj një fakt, pavarësisht se jam divorcuar me
Maksin, flas vetëm të vërtetën dhe nuk jam nisur nga motivet personale. I
kam thënë duke qenë edhe pa u ndarë nga Maksi.
Procesverbali m’u lexua. Thëniet e mia janë shkruar drejt dhe i vërtetoj
me firmën time.

Lexo edhe :  Vendimi nga Qeveria, 3 janari ditë pushimi për administratën/ Ja kur zëvendësohet
DËSHMITARJA
/ Luçiana Naraçi /
HETUESI
/ Dhimitraq Shkodrani /

Asistoi
Aleko Meci

 

Por pavarësisht sa keq pa në jetë, piktori thoshte se jeta e tij ishte e përmbushur pasi nuk i kishte bërë keq njeriu.  “E mendoj jetën time të përmbushur sepse gjëja më më rëndësi në jetëështë mos t’i bësh keq njeriut. Kam ndjerë kënaqësi të jashtëzakonshme nga arti. Unë mendoj se energjia vjen nëse je i vertetë, nëse je fals nuk ka energji. Po t’i duash njerëzit dhe po të mos e harxhosh jetën për paratë, je i vërtetë”.

 

Të fundit

Fluks largimesh në Kakavijë, mijëra qytetarë dalin në 24 orë

Në pikën e kalimit kufitar të Kakavijës ka nisur të ndihet largimi i emigrantëve që festuan me familjet ndërrimin...

GJKKO la në detyrim paraqitje Sali Berishën/ Avokati Gjokutaj: Vendim i pakuptueshëm!

Apeli i GJKKO-së ka lënë në fuqi masën e sigurisë “detyrim paraqitje” dy herë në muaj për kreun e PD Sali Berisha. Pas kësaj mase,...

Rusia nuk kursehet as për festa, lëshon 93 dronë mbi kryeqytetin ukrainas

Rusia nuk kursehet as për festa, 93 dronë mbi kryeqytetin ukrainas Një sulm me dron nga Rusia në kryeqytetin ukrainas, Kiev, ka vrarë një person...

Pika zero e Revolucionit!

Nga Namir Lapardhaja Gjyqtari i GJKKO-së, Engert Pëllumbi, e ka kthyer në pikën zero të gjithë përpjekjen e revolucionit për ta paraqitur përballjen e Berishës...

Vendimi i Apelit të GJKKO-së për Berishën, Gjekmarkaj: Vendim absurd!

Pas vendimit të dhënë ditën e sotme nga Apeli i GJKKO për masën detyrim paraqitje për Sali Berishën, vjen reagimi i parë nga PD. Nënkryetari...

Lajme të tjera

Web TV