Një grua, pronare e një salloni në Teksas të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, është dënuar me burg për 1 javë pasi theu rregullat e vendosura ndaj koroanvirusit.
Shelley Luther, pronare e Salon à la Mode në Dallas, u paraqit në gjykatë të martën pasi kundërshtoi urdhrin që e ndalon te hapte floktoren.
BREAKING: Shelley Luther, a Dallas hair salon owner who opened in violation of the governor’s executive order, sentenced to 7 days in jail for civil / criminal contempt of court and fined $7,000. @CBSDFW
— Andrea Lucia (@CBS11Andrea) May 5, 2020
Sipas gjykatës, ajo mund të shmangte burgun nëse do të kërkonte falje për egoizëm, mbyllte sallonin dhe do të paguante një gjobë.
Por, Luther nga ana e saj nuk pranoi, duke thënë se “të ushqesh fëmijët nuk është egoizëm”.
“Unë duhet të mos pajtohem me ty, zotëri, kur thua se jam egoiste, sepse ushqyerja e fëmijëve të mi nuk është egoiste. Pra, zotëri, nëse mendoni se ligji është më i rëndësishëm sesa të ushqesh fëmijët, atëherë ju lutemi vazhdoni me vendimin tuaj. Por unë nuk do të mbyll sallonin”.