Meta: Ikja e Maks Velos lë pas një boshllëk të madh

Presidenti i vendit Ilir Meta ka shprehur ngushëllimet e tij për ndarjen nga jeta të arkitektit dhe piktorit Maks Velo.

Përmes një postimi në Facebook, kreu i shtetit shkruan se ikja e Maks Velos lë pas një boshllëk të pazëvendësueshëm në shoqërinë shqiptare.