Protokolli i rikthimit/ Premier League vjen me rregulla të reja, ndalohet edhe pështyma

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Premier League do të ndalojë festimet në grupe të golave, ndryshimet e fanellave mes lojtarëve dhe pështymën si pjesë e protokollit të ri për rikthimin e futbollit. Sipas gazetës britanike The Telegraph, masat do të zbatohen për këtë sezon dhe përdorimi i tyre mund të zgjatet deri në një periudhë deri në dymbëdhjetë muaj, për të provuar shmangien e përhapjes së virusit.

Klubet e Premier League janë duke pritur që Kryeministri Boris Johnson të njoftojë të dielën rekomandime të reja në lidhje me izolimin. Takimi që 20 skuadrat do të kenë të hënën do të varet kryesisht prej tyre, në të cilat do të diskutohen termat që futbolli anglez të përpiqet të kthehet në fillim të qershorit.

Përdorimi i fushave asnjanëse, zvogëlimi i kohëzgjatjes së ndeshjeve dhe futja e më shumë ndryshimeve janë masa të tjera që janë propozuar për ta bërë përsëri garën e futbollit të zbatueshëm.

Megjithatë këto rregulla do të duhet të aprovohen dhe në rast se do zbatohen do të sillnin goxha ndryshim në botën e futbollit./Fjala.al/ Katerina Tafa/

Të fundit

Pas tërmetit 8.8 ballë në Rusi, shpërthen vullkani Klyuchevskoy, reja e hirit arrin lartësi 3 km mbi nivelin e detit

Vullkani Klyuchevskoy në Rusi shpërtheu dhe hiri i tij arriti deri në 3 kilometra mbi nivelin e detit, sipas...

Fatos Klosi flet për rënien e Metës: PL do të shpërbëhet, u kthye në një parti familjare

Ish-kreu i Shërbimit Informativ Shtetëror, Fatos Klosi, komentoi arrestimin dhe paraburgimin e ish-presidentit Ilir Meta, si dhe ndikimin që kjo ngjarje ka në politikën...

Tritol për borxhe, policia zbardh ngjarjen në Rrugën e Durrësit, pranga 46-vjeçarit

Policia e Tiranës ka zbardhur ngjarjen e ndodhur më 18 korrik ku u vendos lëndë plasëse në një lokal në Rrugën e Durrësit, duke...

Qeveria miraton skemën, 5 metër kub ujë falas për familjet në nevojë! Kush përfiton

Qeveria ka miratuar metodologjinë e re për subvencionimin e konsumit të ujit për familjet në nevojë. Skema parashikon që përfituesit e ndihmës ekonomike dhe...

Patrik Modiano, kur kujtesa shërben si letërsi dhe heshtja si stil

30 korrik 1945 - Dita e lindjes së shkrimtarit Nga Leonard Veizi Në rrugët e Parisit, si në një fantashkencë, ka hije që ecin më ngadalë...

Lajme të tjera

Web TV