Kur Rizespor lejoi transferimin e e Vedad muriqit te gjigantët e Fenerbahce, të shumtë ishin ata që e quajtën të çmendur presidentin e ekipit të vogël turk, pse e shiti aq lirë sulmuesin. Tani vlera e futbollistit të përfaqësueses së kosovës është 6 fishuar, ndërsa pretendentët janë në radhë.
Sulmuesi i Kosovës Vedat Muriqi, duket çdoherë e më afër skuadrës angleze Tottenham.Trajneri portugez i Spurs, Jose Mourinho këmbëngul për të sjellë në Londër bomberin influencues që këtë sezon në kampionatin turk ka qenë shpeshherë vendimtar. Mediat britanike që ende kujtojnë golat e tij në eliminatoret e Euro 2020, nënvizojnë se kontaktet kanë nisur, por problem është çmimi.
Skuadra angleze nuk është ende gati të ofrojë 20 milionë euro për Muriqin, por pranë kësaj shume, do të arrijë vetëm nëse futet edhe një klauzolë për kompaninë përfaqësuese, që Spurs të mbajnë një përqindje dhe në shitjen e radhës. Interesim shumë serioz për këtë futbollist ka shprehur edhe Lazio, madje Drejtori Sportiv Igli Tare, thuhet se ka takuar vetë lojtarin por pa arritur dot, që ta bindë.